Kompania Wizz Air braktis pasagjerët në Rinas, shtyhen 2 udhëtime drejt Italisë! Mbi 9 orë pritje për në Milano, mbi 6 orë për në Romë

Kompania Wizz Air braktis pasagjerët në Rinas, shtyhen 2 udhëtime drejt Italisë! Mbi 9 orë pritje për në Milano, mbi 6 orë për në Romë

Wizz Air

Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematika duke shtyrë udhëtimet dhe lënë pasagjerët në aeroportin e Rinas duke pritur me orë. 3 fluturime janë anuluar ditën e sotme, një drejt Milanos dhe një drejt Romës. Pasagjerët do duhet të presin për të shkuar në Milano mbi 9 orë, ndërsa për të shkuar në Romë mbi 6 orë. Udhëtarët nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak, por ata janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit pasi kanë mbërritur në Rinas.

Udhëtimi nga Tirana drejt Romës ishte parashikuar në orën 06:15, por është shtyrë në orën 13:50. Ndërkohë që udhëtimi nga Tirana në Milano është shtyrë për orë të tëra, nga ora 06:00 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 15:35. Për rrjedhojë, është shtyrë edhe udhëtimi nga Roma drejt Tiranës që ishte parashikuar në orën 10:00, por është shtyrë në orën 11:40.

Udhëtimi nga Milano në Tiranë është shtyrë për orë të tëra, nga ora 10:45 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 20:05. Po ashtu është shtyrë edhe fluturimi nga Londra drejt Tiranës, i cili ishte parashikuar të nisej në 11:30, por është shtyrë për në 12:10.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e fluturimeve 'Wizz Air', braktis udhëtarët shqiptar në mes të rrugës, duke mos u dhënë asnjë sqarim.

Shtyrja e fluturimit Tiranë-Milano

Shtyrja e fluturimit Tiranë-Romë

 

Shtyrja e fluturimit Romë-Tiranë
 

Shtyrja e fluturimit Milan-Tiranë 

 

Shtyrja e fluturimit Londër-Tiranë
 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxxx: 06/07/2023 09:58

    Wizz kompania me e mir ne tree bravo se din te punojn keta qe e shajn jan njerez pa vlera

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/04/2023 14:36

    Nè Shqipèri, ku autoriteti i mbikqyrjes nuk funksionon, WIZZAIR apo kushdoqoftè nè treg, tallin menderet me shqiptarèt. Provoni tè fluturoni me tè njèjtin WIZZAIR, por jo nè Shqipèri ama por diku tjetèr, ku rrumpalla shqiptare nuk egziston,,do "zbuloni" anèn tjetèr tè kèsaj kompanie,,,,atè tè pèrgjegjèsisè qè kèrkohet nga ligji dhe kontrollohet nga shteti, ku shkeljet trajtohen nga gjykatat. Do bèjmè shtet, de more de, si lum ti popull, qè na ke.

    Përgjigju
  • Tata: 01/04/2023 09:56

    Interesant. Skenar i njohur atje. Low cost kete pune kane,pa rimbursim e pa siguri. E DINI KUSH JANE TE PERHERESHEM ME KETO KOMPANI QE NDERROJNE EMER? HAHAHAHA,TE NJENJTET TASH 20 VJET

    Përgjigju
    • Rushani: 01/04/2023 10:55

      Ti po thua qe Wizz e kane kta tanet? I bie kane arritur aty sa kontrollojne gati gjithe trafikun ajror te Europes lindore dhe qendrore, edhe tani arriten ne Tiranë?

  • Stela: 01/04/2023 08:59

    Kjo kompani ka zaptuar e vetme gjith fluturimet dhe esht e qarte qe pas saj fshihet pushteti i Rames si dikur Belleair i Berishes.Kujt i plasi per shqiptaret,mjafton te pasurohen qeveritaret.Pse nuk hy ne treg Rayan Air qe esht super ne gjith europen?Sepse u prish pazarin te babziturve ne qeveri

    Përgjigju
    • Hako: 01/04/2023 12:02

      Komenton hajt sa per me kalu kohen ?, sepse je vite drite larg te vertetes (sidomos me "super" Ryan air ).

    • Eri: 01/04/2023 09:34

      Eshte treg i lire mi gru ! Aéroport privat , kompani hungarze ! Nuk ka pune qiviriu ! Wizz ka fluturime ne gjithe europen ! Pse e lidhni cdo gje me politiken ? Kur ble bileten i pranon te gjitha kush qe ve kompania ! Po ke xhepin e thelle merr avion privat Kur te doje qefi ! ????

    • Eri: 01/04/2023 09:28

      11

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?