Ministria e Mjedisit ka dhënë me koncesion ndërtimin e një impianti për trajtimin e mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit.

Një kompani shqiptare dhe një italiane kanë fituar tenderin për të ndërtuar një impiant për trajtimin e mbetjeve në këtë qark.

Nga dokumentat që siguron Report TV bashkimi i dy kompanive “Integrated Technology Services shpk” me administrator Klodian Zoton dhe “Energy 2 SRL”, me seli në Itali, janë oferta e vetme për të ndërtuar një impiant për mbetjet. 

Gjithashtu kompania shqiptare “Integrated Technology Services shpk”, trajton edhe mbetjet urbane në qytetin e Elbasanit.

Landfilldi do të ndërtohet pranë fshatit Portëz në qytetin e Fierit. Vlera e investimit që do të bëjnë dy kompanitë është 27 milionë euro dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 6 vjet. 

Sipas kontratës që ka nënshrkuar Ministria e Mjedisit, në këtë impiant do të trajtohen vetëm mbetjet e Bashkive të qarkut Fier dhe jo mbetjet që do të importohen nga jashtë.

Në këtë impiant përveçse do të bëhet trajtimi i mbetjeve, do të prodhohet edhe energji elektrike.

Report TV mëson se kompanitë do të trajtojnë vetëm mbejte urbane jo të rrezikshme. 

Ministria e Mjedisit e ka shpallur tenderin në datën 18 korrik të këtij viti dhe bashkimi i dy kompanive është shpallur fitues në datën 9 shtator, në një kohë që në vendin tonë, po diskutohej lejimi i importit të mbetjeve.

koncesioni
koncesioni
(Kompania shqiptare që ka fituar tenderin)


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com