TIRANË- Një efektiv pranë drejtorisë së policisë së Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid 19. ReportTV mëson se efektivi është konfirmuar si mbartës i virusit rreth 4 ditë më parë dhe nga ai moment i është nënshtruar vetizolimit në shtëpi duke qenë se nuk ka shfaqur deri më tani simptoma të rënda klinike.
Burime pranë policisë thonë se nisur nga kjo situatë ditën e djeshme u është marrë tamponi edhe disa efektivëve të tjerë të Policisë së Tiranës si kontakte të afërta të efektivit të konfirmuar me Covid19, ku dyshohet se 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise. Report Tv u interesua prane autoriteteve shendetesore, por pergjigjja e marre eshte se me rendesi eshte hetimi epidemiologjik me gjurimin e kontakteve dhe jo specifika qe kane te prekurit.
Fill pas konfirmimit të efektivit të parë të infektuar me Covid19, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë shtuar masat mbrojtëse ku krahas dezinfektimit të përditshëm që kryhet në ambientet e saj është vendosur dhe një tunel dezinfektimi në hyrje të godinës ku çdo punonjës do duhet të t'i nënshtrohet.
Deri më tani janë prekur me koronavirus 5 policë në qytetin e Vorës, Shkodrës, Durrësit dhe Korçës.
Vendosja e tunelit të dezinfektmit te Drejtoria e Policisë së Tiranës
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.6%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1592
Lajme të tjera
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
U përgjua telefonata me kunatin që mbillte kanabis, si ra në ‘grackën’ e policisë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca
11 Prill, 12:39
-
Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat
11 Prill, 10:18
-
Eduard Zaloshnja: Tri dallgë që priten së afërmi në terren për Policinë e Shtetit
10 Prill, 19:48
-
A u dekonspirua operacioni? Prokuroria e do pas hekurave, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Bledi Zerba nuk gjendet në banesë
9 Prill, 15:03
-
Raporti i SPAK: Biznesmenët lokalë bëjnë lidhjet e policëve me bandat e krimit
5 Prill, 15:46
-
20-vjeçari konfliktohet me efektivin e policisë në Vlorë, shoqërohen të dy në komisariat
31 Mars, 15:22
-
Hapi llogari false në rrjetet sociale dhe postonte foto të një vajze, në hetim 26-vjeçari
23 Shkurt, 13:53
-
Tiranë/ Tregtonin aparatura që transmetojnë kanale pirate, 3 në pranga, 7 punonjës në hetim! Sekuestrohen 200 dekodera
13 Janar, 11:12
-
Goditi efektivin e policisë, arrestohet 31-vjeçari në Memaliaj
7 Janar, 13:23
-
VIDEO+FOTO/ 13 mjete përfshihen në aksident në Rrugën e Kombit, shkak mjegulla dhe ngrica në rrugë! Dy të lënduar
11 Dhjetor 2023, 07:38
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54