Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Salianji i kërkon llogari qeverisë: A vepron ligji njësoj edhe për oligarkët?

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Salianji i kërkon llogari qeverisë: A vepron ligji njësoj edhe për oligarkët?

Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ka kërkuar llogari qeverisë e cila sipas tij po vë përpara drejtësisë qytetarët e thjeshtë por jo oligarkët. Ai ka sjellë 3 raste të cilat janë raportuar në media të cilët për dëme të vogla kanë marrë një dënim të pamerituar. Sipas Salianjit, nëse je i varfër apo s’ke  lidhje me qeverinë mund të futesh në burg për një avlli.

‘Burg për qytetarët, amnisti dhe shoë për të pasurit!

Vetëm vitet e fundit janë dënuar mijëra qytetarë, raporti i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e kriminalitetit, pasqyron mijëra rastet e referuara për veprën “Ndërtim i paligjshëm”

Për të kuptuar shtetin e ndërtuar nga Rama po ju tregoj tre raste te pasqyruara në media;

 Sokol Negollari u arrestua se po ndërtonte pa leje shtëpinë e re pranverën e 2016-s në një fshat të Kavajës. Ai u kap teksa kishte prishur banesën e vjetër dhe në të njëjtin truall po ngrinte shtëpinë e re.

Mediat më pas raportuan që ndaj tij u mor masa arrest me burg dhe u transferua në burgun e Rrogozhinës. Më 7 maj 2016, familjen e pllakos tragjedia, teksa bashkëshortja bën aksident me makinë në afërsi të Kavajës. Ajo udhëtonte me makinë për në burgun e Rrogozhinës së bashku me tre fëmijët e çiftit. Nga aksidenti gjetën vdekjen dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, ndërsa u plagos bashkëshortja dhe fëmija tjetër 13 muajsh.

Të afërmit e familjes fajësuan shtetin për tragjedinë, duke e akuzuar se mbajtën me pa të drejtë gjatë në burg Sokol Negollarin për ndërtimin pa leje.

Shtetasi P.B., në atë kohë 63 vjeç me banim në Fushë-Krujë. Në 2016, ky shtetas vendosi të zgjasë rrethimin me mur të shtëpisë private (avllinë), kuptohet që burgu e pret dhe ndërtuesin e madh të avlisë

Rasti i tretë është i shtetasit I.SH., 58 vjeç nga Peqini. Ai në vitin 2018 teksa ishte duke shkuar në punë me mjetin e tij motoçikletë “Papaq”. Në mjet kishte çantën me “ armët e krimit ” me mistrinë, metër, plumbëçen me fijen që përdoret për orientim gjatë ngritjes së murit dhe mjete të tjera që i shërbenin për punë.

Të tre rastet  janë tregues se cila prej kategorive të qytetarëve përballet dhe ndëshkohet ashpër nga qeveria! Nëse je i varfër, bëse ske mundësi e lidhje me qeverinë, përfundon në burg për një avlli, për një suvatim apo se mban mistri me vete, nëse ke abuzuar, ke përfituar nga fondet  publike, ke ndërtuar pa leje mijëra metra katror në mes të Tiranës, qeveria e Ramës të përkëdhel, të legalizon!

Nisur ka këto raste dhe mijëra raste qytetarësh që dhunohen nga qeveria përditshëm, i kam kërkuar dje informacion qeverisë për rastet e konstatuara si ndërtime të paligjshme. A është ligji i barabartë për të gjithë? A ka pasur proçedime penale për oligarkët që qeveria i kap në shkelje të ligjit dhe bën shoë mediatik me ministrat!

Pas përgjigjes zyrtare nga qeveria, do të verifikojmë në terren çdo rast të pafuqisë dhe përkedheljes që ju bën shteti oligarkëve që ka pasuruar vetë dhe çdo rast do ta depozitojmë në institucionet e drejtësisë!’- shkruan Salianji.

Ky reagim vjen pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje, një operacion i nisur nga qeveria.  mDeri tani në kuadër të zbatimit të vendimit të qeverisë, janë sekuestruar dy prona pa leje. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria.

Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.


Lajmi kryesor:

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Bardhi: PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin! Pse ligji nuk është njëlloj për të gjithë?


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grida Duma: 14/09/2022 13:41

    Une mendoj qe vini ime duhet te jete kryetare partie ne Pd askush nuk e meriton pervec atij

    Përgjigju
  • Grida: 14/09/2022 13:40

    Sa te shkathet qe te kam oj zemer

    Përgjigju
  • sami: 14/09/2022 13:01

    po te ishte njesoj o saljan ai nongrata juaj do jetote posht lanes ahahahhaah

    Përgjigju
  • xhefri: 14/09/2022 12:55

    qoft deputet qoft minister ligji eshte i njejt per te gjithe

    Përgjigju
  • Ani: 14/09/2022 12:38

    Po e ngatrron me kohen e sales me duket ku kishe vila e nderyime kudo vetem se kishin miq ne qeveri

    Përgjigju
  • Beni: 14/09/2022 12:37

    Kjo gje po shihet kjo qeveri ska njohur aq miq e as oligarg kush ka shkelur ligjin ka mar ate qe meriton

    Përgjigju
  • Enzo: 14/09/2022 12:36

    Mos u be merak ti se cdo kush qe ka shkeqlur ligjin po mer ate qe merinon nuk jemi ne kohen tuaj qe miq tuaj nderyonin ku te donin se kishin lejen nga saliu

    Përgjigju
  • Bona: 14/09/2022 12:21

    Si nuk veproka njesoj po e kemi pare qe ja kane marre dhe oligarkeve

    Përgjigju
  • Joni: 14/09/2022 12:21

    Do i ken prishur ndenji pallat ktij prandaj ben kshu

    Përgjigju
  • Flavio: 14/09/2022 11:55

    U bere ti te kerkosh llogari, po ju jeni te paret qe keni kryer shkelje e keni toleruar te gjithe padrejtesite ne kohen tuaj

    Përgjigju
  • Denis: 14/09/2022 11:54

    Mos ngatrro partine tende me te tjeret o legen se e keni pare mjaft qarte qe ai qe ben shkelje ka marr denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Flamur: 14/09/2022 11:52

    E kane treguar me fakte qe para ligjit te gjithe jane te barabarte keshtuqe pyetja jote eshte palidhje o salianji

    Përgjigju
  • dorjan: 14/09/2022 11:50

    Jo vetem per ata qe bejne nderitme pa leje edhe i duan vetem per perfitime personale , hajde mos na beni kot qe ju preket interesat dhe juve te ajo qe keni perqindje

    Përgjigju
  • Besi: 14/09/2022 11:49

    Flisni kot flisni se kur ishit ju skishte rregull,mir qe erdhi Edi e cdo gje ka shkuar ne vendin e duhur

    Përgjigju
  • Tea: 14/09/2022 11:47

    Vendim mjaft i drejte ishte ky per konfiskimin e pronave pa leje ,keto te pd-se kot flasin

    Përgjigju
  • erinela: 14/09/2022 11:37

    keto kane marr fund si parti e skan ca bejn dalin flasin budalliqe

    Përgjigju
  • lida: 14/09/2022 11:35

    ti kerkoji llogari atyre hajdutve te partise tende mos u merr me ramen kot

    Përgjigju
  • vilson: 14/09/2022 11:34

    ça thot ky palla se nuk e kuptojm

    Përgjigju
  • Ori: 14/09/2022 11:25

    Kryeminister si ky ska ne fakt , sillet njesoj me te gjithe. Ata qe ecin sipas kigheve i oerkrah ndersa ata qe nuk ecin sipas ligjeve jo

    Përgjigju
  • Urim: 14/09/2022 11:23

    Rama nuk e ka mbajtur anen e askujt si ti njihi si jo dhe e vlersoj qe eshte i barabart me te gjithe

    Përgjigju
  • Dritan: 14/09/2022 11:23

    Ky salianji eshte kokrra e mashtruesit dhe vetem akuza te kota di te hedhi

    Përgjigju
  • Pegi: 14/09/2022 11:22

    Po njesoj ka reaguar qeveria dhe e kemi par te gjith

    Përgjigju
  • Mondi: 14/09/2022 11:21

    U bo bytha e ketij mashtrusit me kerku llogari qe mbeti vetem duke mashtuar njerezi nga zona e tij e Korces

    Përgjigju
  • Miranda: 14/09/2022 11:21

    Po po sipas salianjit vetem ai eshte me i miri bashk me grupin e nongrataave qe sben asgje per popullin e prap kan goj me fol

    Përgjigju
  • Zani: 14/09/2022 11:21

    Po ky po do flasi mos e ka harruar griden me naj vend o salianj qe po flet percart

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/09/2022 11:20

    Po shko more kopil do tregosh drejtesine ti qe bashke me ate plehren rjeter saliun ja keni pi gjakun ketij populli kur keni qene ne pushtet

    Përgjigju
  • Teo: 14/09/2022 11:20

    Perher sa i prishen tekat ktyre te pd direkt sulme ndaj rames dhe qeverise po ikni o shifni me zgjedh nji kryetar juve

    Përgjigju
  • Regi: 14/09/2022 11:19

    Jemi njesoj te gjithe perball ligjit o salianji po shifni ato qe keni vjedh

    Përgjigju
  • Betim: 14/09/2022 11:18

    Qeveria ka ven para ligjit cdo individ pa marr parasysh kujt partie i perket

    Përgjigju
  • Astrit: 14/09/2022 11:17

    Po salianji dhe je ti pikerisht ai qe duhet tkerkosh llogari o marioneta nongratave

    Përgjigju
  • Greta: 14/09/2022 11:16

    Po salianji po u bere ti me kerku llogari qeverise hajde hajdee

    Përgjigju
  • Henri: 14/09/2022 11:16

    Ftyra ktij te kerkoj llogari ky doli klloun para popullit para pak kohesh ca llogarie kerkon

    Përgjigju
  • Dori: 14/09/2022 11:15

    Aman more kti i ngeli me kerku llogari qeverise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025