Konfiskohen 130 kg marijuanë në Maqedoni, arrestohet shoferi shqiptar

Konfiskohen 130 kg marijuanë në Maqedoni, arrestohet shoferi shqiptar

Droga e sekuestruar

Zyrtarët kufitarë gjetën dhe kapën mbi 130kg marihuanë nga një kamion shqiptar në vendkalimin kufitar në Bogorodicë të mërkurën. Narkotikëve ishin fshehur në një sasi në rimorkio të kamionit me targa shqiptare. Droga ishte ndarë në 323 pako dhe dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria.

Shoferi 37-vjeçar nga Shqipëria i është dhënë ndalimi 30-ditor, tha të enjten Prokuroria në komunikim për shtyp.

“I dyshuari me veturën e tipit “Volvo” me targa shqiptare ka fshehur drogë në kamionin e tij në vendkalimin kufitar Bogorodica. Në një hapësirë të veçantë në brendi kanë qenë të vendosura 323 pako me drogë marihuanë, që është konstatuar nga ana e zyrtarëve të autorizuar të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë”- thuhet në njoftimin e prokurorisë së Maqedonisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë