Konflikti për guroren në Vlorë, pas përplasjes para gjykatës, biznesmenit Salla i digjen dy fadroma

VLORE-Dy mjete fadroma dhe kabina ku rrinte roja janë djegur dy ditë më parë në një nga guroret në fshatin Lepenicë të bashkisë së Selenicës. Mjetet që u dogjën janë në pronësi të biznesmenit Ylli Salla, që shfrytëzon guroren. Ngjarja u regjistrua dy ditë pas përplasjes jashtë sallës së gjykatës në Vlorë të biznesmenit Salla me ish-ortakun Vendim Durmishaj për rrugën që të dërgon në gurore. Sipas burimeve nga policia janë pyetur punëtorët dhe konkurrentët e Sallës, por të gjitha kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen dhe nuk kanë dijeni. Aktualisht dosja ka kaluar në prokurori.

Ndërkohë që biznesmeni Salla tregon për Report Tv si nisi konflikti. Ai thotë se në korrik 2015 u bë tenderi për guroren në Lepenicë Vlorë. Pasi e ka fituar tenderin në mars vitin 2016, ai thotë se ka paguar detyrimet në bashkinë e Selenicës. Por në të njëjtën kohë është ngjitur me këtë gurore operon dhe një tjetër, ndërsa Salla shprehet se i kanë thënë që je i huaj e nuk do kalosh në këtë rrugë. Që në atë kohë ka nisur konflikti dhe që përfundoi në gjykatë. Gjykata e Apelit i dha atij të drejtën e kalimit në rrugë.

Ndërkohë në një bisede telefonike me kreun e bashkisë së Selenicës Përparim Shamteja, ai u shpreh se të dyja guroret që operojnë në Lepenicë janë me rregulla. ‘Rruga që të çon në dy guroret është pronë e bashkisë dhe të dy e paguajnë qiranë për të kaluar’. Cështja e gjykatës shprehet Shametaj ka të bëjë me investimet për mirëmbajtjen e rrugës. Katër ditë më parë, pasi gjykata e Apelit në Vlorë i dha të drejtë për të kaluar në rrugën që të dërgon në gurore, biznesmeni nga Elbasani u lëndua nga konflikti me familjen e Vendim Durmishit, qe pretendon se e ka ndertuar ajo rrugen dhe jo Salla.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur