Kongresi PS/ Xhafaj: Qëndrimi i Ramës për 'përgjegjësi individuale ndaj drejtësisë' i duhuri! Reforma 'antikorrupsion’ nuk cënon institucionet e drejtësisë

1722161272_fatmirxhafaj.jpg

Deputeti Fatmir Xhafaj bëri një rezyme të gjithë rrugëtimit të reformës në drejtësi duke nënvizuar se ishte PS që këmbënguli dhe solli këtu ku është sot, ndërkohë që PD e Sali Berishës, ata që ishin rehat të sundonin kënetën nuk donin të dëgjonin ashtu sic vijojnë të jenë.

“Por as Shqipëria as drejtësia nuk është më pjesë e asaj kënete që është katandisur në një batak privat ku llokociten vetë ata. Këta jemi ne PS, e njerëzve që duan shtet e drejtësi. Ne ishim jemi dhe do të mbetemi të vendosur për të shndërruar këtë vend në një rrugë ku drejtësia është thelbësore, e ku e kemi ditur pikërisht pse kjo e jona është e vërtetë edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonto politike as për vetë ne, madje mbase mbi të gjithë për vetë ne. 10 vjet më parë të shkoje të dëshmoje me kostum politik ishte e pamendueshme, ndërsa 10 vjet më pas të mos shkosh është bërë e paimagjinueshme. Ky është shembull për të treguar fuqinë.

Xhafaj mbështet dhe Ramën në qëndrimin e tij se para drejtësisë askush nuk duhet tw ketw mburojw politike pasi secili ka përgjegjësi individuale

Prandaj qëndrimi i shpallur nga kryetari Edi Rama për përgjegjësinë individuale të drejtësisë, është i duhuri, i drejtë dhe i përgjegjshëm.  Ndërkohë u ndal dhe tek projekti i ri i komisionit “antikorrupsion e mirëqeverisje’ që ai e drejton.

Sqaroi dhe projektin e reformës së institucineve për të cilën është ngritur Komisioni Antikorrupsion që Xhafaj e drejton

Në frymën e reformës në drejtësi po vijojmë me një tjetër projekt madhor për sundimin e ligjit ‘antikorrupsionin e mirëqeverisjen’. Edhe ky projekt që ka marrë dakordësinë e plotë të aleatëve tanë strategjik ka vetëm një qëllim si të mbështesim modernizimin e shtetit në një sërë hallkash që lidhen me mirëqeverisjen e sundimin e ligjit e si të konsolidojmë edhe më tej sistemin e ri të drejtësisë  në trasenë kushtetuese në të cilën është ngritur. Kemi shtruar rrugën për një reform të thellë që synon të adresojë tre sfida kyce: Mirëqeverisjen, antikorrupsionin e sundimin e ligjit. Do të realizohet me proces transparent dhe me standard! Do të angazhohen 60 – 70 ekspertë  vendas e ndërkombëtarë të pavarur, me mbështetjen e mbi 100 ekspertëve të angazhuar nga institucionet e pavarura të administratës publike, e debate publike. Na takoi sërish ne ta bëjmë këtë betejë.”

Kryetari i komisionit sqaroi edhe një herë se reforma nuk ka të bëjë me dobësimin e institucioneve të drejtësisë dhe shtriu dorën drejt opozitës për të bashkëpunuar

“Na takon ne të shtrijmë dorës ndaj kundërshtarëve edhe pse ata mbajnë mbi të topin e baltës mbi ne. Reforma e re nuk cënon asgjë nga reforma në drejtësi dhe kushdo që e shpërndan këtë tymnajë është i friguar nga të dyja. Nëse për reformën në drejtësi institucionet e drejtësisë ishin objekt reformimi, me reformën e re institucionet e reja të drejtësisë janë partnere në respect të plotë të ndarjes dhe balancës ndërmjet pushteve”


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt