Betohen 8 kryetarë të rinj! Rotacion i butë LSI-PS në Bulqizë, daja puth nipin dhe i dorëzon bashkinë, Gjiknuri falenderon demokratin

Ditën e sotme janë konstituuar 8 Këshilla Bashkiakë dhe janë betuar kryetarët e rinj në Vorë, Delvinë, Konispol, Has, Mirditë, Himarë, Bulqizë dhe në Selenicë. Kryetarët në ikje në Delvinë, Bulqizë dhe Selenicë, bashki që deri tani drejtoheshin nga të zgjedhurit e LSI-së dhe PD-së u kanë dorëzuar detyrën paqësisht socialistëve.

Moment i vecantë ka qenë ai në Bulqizë kur daja nga radhët e LSI-së i ka dorëzuar detyrën nipit socialist. Ndërsa konstituimi i këshillit bashkiak i Vorës është bërë në ambientet e prefekturës së Tiranës. Kryebashkiaku i ri Agim Kajmaku u shpreh se do të jetë në zyrë prej ditës së sotme dhe lidhur me këtë nuk do të ketë asnjë revoltë nga pala tjetër.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Kryetari në ikje nga PD-ja në Selenicë përshëndet stafin dhe ikën, Gjiknuri: E falenderoj për punët e mira

Edhe në Selenicë nuk ka pasur asnjë problem në rotacionin që ka ndodhur. Në orën 16:00 ish-kryetari Përparim Shametaj (njëkohësisht edhe kryetar i PD-së) është larguar. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Shametaj përshëndetet me administratën pas drejtimit 4 vite të bashkisë. 

Më pas ka ardhur i zgjedhuri i ri Pëllumb Binaj nga radhët e socialistëve. Pas marrjes së detyrës së kryetarit të ri, Gjiknuri, koordinator politik i PS-së në qarkun e Vlorës vlerësoi ish-kryetarin. "Ish-kryetari pavarësisht urdhrave politikë ishte bashkëpunues dhe nuk nxori asnjë problem dhe mendoj që dua ta falenderoj për punët e mira që ka bërë" tha ai. Kryetar i këshillit me 21 anëtarë, 15 nga të cilët nga e majta u zgjodh Xhezmi Sinani nga partia e Gjelbër.

 Sot u betua edhe kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro që do të drejtojë bashkinë edhe për katër vite të tjera. "Suksese Jorgo Goros në mandatin e ri si Kryetar i Bashkisë së Himarës. Përtej vazhdimit të projekteve transformuese, në këto 4 vite të ardhshme, sfidë e bashkisë do të jetë zbatimi i ligjit të ri për kadastrën, për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të kahershëm të banorëve të kësaj zone Himara Qe Duam" tha Gjiknuri. Në Himarë janë 21 anëtarë të këshillit, 20 të PS-së dhe një nga Bindja Demokratike Kriso Cipa.

Ora 15:41
E rrallë/ LSI-PS paqe në Bulqizë, daja i dorëzon bashkinë nipit

Sot në bashkinë e Bulqizës ka qenë një moment mjaft interesant, teksa daja i zgjedhur katër vite më parë nga radhët e LSI-së i ka dorëzuar detyrën nipit që u zgjodh nga PS-ja në 30 Qershor, pa asnjë rezistencë, madje me buzëqeshje dhe përqafime.  Melaim Damzi i ka vendosur shiritin nipit Lefter Alla duke i dorëzuar detyrën duke shtrënguar duart.

Në krye të këshillit me 21 anëtarë u zgjodh Gëzim Xhafa perfaqesues i Partise Socialiste. Pas betimit Lefter u shpreh se ne mandatin e tij do te jete transparent per te gjitha premtimet e tij dhe se stafi i bashkise Bulqize do te jete ne sherbim te gjithe banoreve.

Te pranishem ne konstituimin e keshillit Bashkiak ishin Zv ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, deputetja e qarkut Diber Almira Xhembulla si dhe prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu. Pas betimit kryetari i ri i bashkise Bulqize Lefter Alla ju drejtua zyres  duke nisur diten e pare te punes.

Ora 15:30
Kryebashkiaku i ri i Mirditës betohet në prani të Sandër Lleshajt


Po gjatë ditës së sotme është konstituuar edhe këshilli bashkiak i Mirditës. Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj është betuar, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është koordinatori i ri politik i qarkut të Lezhës. Pjetër Pjetri është zgjedhur kryetari i ri i këshillit të kësaj bashkie.

Ora 15:24
Hasi kalon nga një socialist tek tjetri, betohet kryetari i ri


Sot u betua edhe Kryetari i ri i Bashkisë së Hasit Liman Morina. Kryetari i këshillit me 21 anëtarë u zgjodh Shefqet Dauti, n/kryetarë Dallandyshe Metalia dhe Hamdi Muhadri. Përfaqësues për në këshillin e qarkut u zgjodhën  Agron Geca, Halim Dauti dhe Ilir Çela. Në ceremoni u bë dorëzimi i detyrës nga Adem Lala i zgjedhur nga PS-ja dhe që drejtoi bashkinë për 4 vite tek kryetari i ri Liman Morina në prezencë të Prefektit te Qarkut Kukes Zenel  Kuçana.

Ora 15:18
Betohet edhe kryetari i bashkisë së Konispolit


Përfundon konstituimi i Këshillit Bashkiak të Konispolit, ku janë betuar 15 anëtarët e rinj të këtij këshilli. Pas votimit për kryetarin e këtij Këshilli, post në të cilin u zgjodh Arianit Taka, u kalua ne betimin e kryetarit të Bashkisë Shuaip Beqiri, i rizgjehur në këtë detyrë.

Ora 11:28
U betua si kryebashkiak i Vorës! Kajmaku: Sot futem në zyrë, nuk do ketë dallim mes të majtëve dhe të djathtëve (VIDEO)

Agim Kajmaku i cili u betua sot për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Vorës në katër vitet të ardhshme, tha se në drejtimin e tij duk do ketë dallim mes elektoratit të majtë dhe të djathtë. Ndërsa u shpreh se do të jetë në zyrë prej ditës së sotme.

"Falenderoj të gjithë ata që më votuan mua. Nuk do ketë dallim as nga krahu i majtë as nga krahu i djathtë. Do të jem në zyrë që nga dita e sotme. Nuk do ketë asnjë lloj revolte", u shpreh Kajmaku.

Ora 11:21
Bushati: Këto ditë përfundojnë konstituimet në të gjithë qarkun e Tiranës, të shpërblejmë besimin që na dhanë qytetarët (VIDEO)

Pas konstituimit të këshillit bashkiak të Vorës, deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se gjatë këtyre ditëve do të përfundojnë konstituimet në të gjithë qarkun e Tiranës. Bushati tha se zona është një zonë me zhvillim ekonomik që meriton me shumë vëmendje.

"Qytetarët e bashkisë së Vorës meritojnë një përfaqësim të denjë. Këto ditë mbarojnë konstituimet në të gjithë qarkun e Tiranës. PS do sjellë një Rilindje në nivel lokal. Shpresoj shumë shpejt që qytetarët e Vorës të kenë një kryetar që do të punojë për ta. Vora meriton më shumë investime njësoj si Tirana. Qytetarët shqiptarë sot kanë një standard. Zona e Vorës është një zonë me zhvillim ekonomik. Urime punë të mbarë dhe shpresojmë që t'ia shpërblejmë qytetarëve besimin që na kanë dhënë", u shpreh Bushati.

Ora 10:52
Betohet në Prefekturën e Tiranës kryebashkiaku i ri i Vorës (VIDEO)

Konstituohet këshilli bashkiak i Vorës, betohet edhe kryetari i ri i Bashkisë Agim Kajmaku. Mbledhja u zhvillua ditën e sotme në Prefekturën e Tiranës. Gjatë mbledhjes u zgjodhën 3 nënkryetarët e bashkisë Edmond Mema, Gazmend Zela dhe Ruzhdi Merja. Ndërsa kryetare e këshillit bashkiak u zgjodh Mimoza Lala.

Ora 10:22
I zgjedhur nga LSI, nipi i Klement Balilit liron zyrën! Betohet kryebashkiakja e re e Delvinës (VIDEO)

Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Delvinës, ndërkohë që është betuar edhe kryebashkiakja e re, Majlinda Qilimi. E gjithë ceremonia është në ambientet e bashkisë pasi kryetari i deri më tanishëm nga radhët e LSI, Rigels Balili nuk është paraqitur ditën e sotme në zyrë, duke i hapur rrugë kështu marrjes së detyrës nga kryetarja e re.

Balili u zgjodh në krye të Bashkisë së Delvinës 4 vite më parë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që ai njihet edhe si nipi i Klement Balilit i njohur ndryshe i Eskobari i Ballkanit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zydiu: 06/08/2019 01:18

    KRYEBASHJAK KOTI ZGJEDHJET E VERTETA JANE ME 13 tetor

    Përgjigju
  • Raul: 05/08/2019 19:35

    Kujdes me oficerin nazist i kapur rob në betejën e Stalingradit Xhelal Mendjeziu , është gjarpër i rrezikshem

    Përgjigju
  • Diku: 05/08/2019 18:47

    Cfare jane keto gjana Fallco, daja me nipin rotacion jo po tezja me qunin e tezes. Hajde shqiperi ku ke shku me keta politican qe ke. Te duhen edhe nja 200 vjet demokraci???

    Përgjigju
    • Raku: 05/08/2019 22:04

      Ç-Çeni ; Q-Qekiqi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja