Konsulenti izraelit i Inteligjencës Artificiale takim me Ramën në Tiranë

Konsulenti izraelit i Inteligjencës Artificiale takim me Ramën në Tiranë

Dror Gill është një konsulent i Inteligjencës Artificiale, i cili ndihmon organizatat të përdorin mjetet e IA-së për të rritur efikasitetin dhe për të shtuar operacionet e tyre.

Siç informoi faqja në rrjetet sociale “Izraeli në Shqipëri”, gjatë një vizite në Tiranë, ai u takua me Kryeministrin Edi Rama.

"Dror është një ekzekutiv i teknologjisë me mbi 30 vjet përvojë që ka shërbyer si CTO, VP Product, dhe VP Marketing në kompanitë kryesore izraelite të teknologjisë së lartë. Gjate vizitës së tij në Tiranë, ai u takua me Kryeministrin Z. Rama, një takim i shkëlqyer ku folën për përdorimin e IA-së për integrimin e Shqipërisë dhe aplikimet e mëtejshme. Është mbresëlënëse të shohësh se si Kryeministri Rama po udhëheq përparimin e teknologjisë", shkruan "Izraeli në Shqipëri”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve