Korçë/ Arrestohet mësuesi i shkollës 9 vjeçare, akuzohet se i dërgonte mesazhe erotike në Whatapp dy nxënësve të tij 14 vjeçare! Denoncimi u bë nga të miturat

Korçë/ Arrestohet mësuesi i shkollës 9 vjeçare, akuzohet se i dërgonte mesazhe erotike në Whatapp dy nxënësve të tij 14 vjeçare! Denoncimi u bë nga të miturat

Shkolla Sotir Gurra

Korçë- Bledar Duro,  mësues i arsimit 9-vjeçar ne qytetin e Korçës u arrestua sot në ambientet e shkollës, pasi dyshohet per ngacmim seksual.

Burime zyrtare bënë me dije se i dyshuari, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare të rrethit, u denoncua se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.

Dy nxenese, 14-vjecare e akuzojnë mësuesin se u ka derguar mesazhe me permbajtje erotike.

Ngacmimet dyshohet se kane nisur para një muaji por vetëm ditën e sotme vajzat kane marre guximin për ta denoncuar mesuesin. 

Fillimisht nxënëset kanë shkuar tek psikologia e shkollës e më pas kane bërë denoncim në komisariat në prani të prindërve. Burimet thanë se 45-vjeçari i kishte fshirë të gjitha bisedat ndërkohë që vajzat i kanë ruajtur ato dhe i kanë vendosur në dispozicion të hetuesve.

Mesazhet kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze, tha Drejtoria Arsimore e cila pezulloi menjehere mësuesin e vizatimit.

"Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve" thuhet në njoftimin e policisë. 

Bledar Duro, mësuesi i arrestuar, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëset 14 vjeçare

A.Q/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesuse Zeqineja: 14/11/2024 07:21

    Pedomuti filit te vij turp maskara na flliqe shkollen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit