Korçë, Beqaj: 100 milionë lekë nga
buxheti për rreth 8 kimiopreparate

Korçë, Beqaj: 100 milionë lekë nga<br />buxheti për rreth 8 kimiopreparate
Spitali Rajonal i Korçës i bashkohet spitaleve të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit, ku ofrohet tashmë shërbimi i Kimoterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.
 
Investimet e realizuara në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si “Day Hospital” dhe garantimit të përgatitjes së mjekimit me barna pranë Kapave (aparaturave të specializuara për këtë qëllim), pacientët e prekur nga këto sëmundje nuk ju duhet më të udhëtojnë tre herë në javë në drejt Tiranës, pasi ky shërbim ofrohet falas pranë vendbanimit të tyre.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi vizituan spitalin Rajonal të Korçës.
 
“Kemi filluar me dy nga diaznozat onkologjike që janë më të përhapurat, gjiri dhe zorra e trashë. Dhe në mbështetjen shkencore të shërbimit të Onkologjisë në Tiranë, Korça i bashkohet spitaleve të  Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit ku ne ofrojmë kimeoterapinë”, tha Beqaj.
 
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Peleshi e vuri theksin tek decentralizimi i shërbimeve ku sipas tij kjo është sfida, si të dekoncentrohen shërbimet drejt spitaleve rajonale, siç është bërë këtu me dializën në Korçë.
 
Këtë vit buxheti i akredituar për kimiotërapitë është 100 milionë lekë për rreth 8 kimiopreparate që përmban paketa.   

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike