Korçë/ Sherr për radhën mes dy shoferë kamionësh në Kapshticë, plagoset me thikë 35-vjeçari! Arrestohet autori

KORÇË- Dy shoferë komionësh, të dy banues ne Tiranë, janë konfliktuar në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, konflikt i cili ka përfunduar në përdorimin e thikës.

Policia ka vënë në pranga Artur Arapajn, 51-vjeç, pasi ka plagosur me thikë J.T, 35-vjeç. 35-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dy shoferët anë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

‘Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit