Pas koncertit në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Kori i Konservatorit të Moskës dhe ai Klassica, do të performojnë në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë më 7 qershor.
Kori performon më së shumti vepra të kompozitorëve rusë dhe të huaj si, E.Denisov, A.Lurie, N.Sidelnikov, I.Stravinsky, A.Schnittke, A.Schoenberg, C.Nyustedt, K.Penderecki, J.Svider, J.Tavener, R.Tëardoëski, E.Lloyd-Webber dhe të tjerë.
Kori është fituesi i Çmimit të Madh dhe fituesi i dy medaljeve të arit në Kompeticionin Ndërkombëtar të Korit në Riva del Garda në Itali ne 1998, si dhe fituesi i çmimit të parë dhe i medaljes së artë në Kompeticionin Ndërkombëtar të Koreve që mban emrin e Brahms, në Gjermani ne 1999, i Olimpiadës së I-rë Botërore të Korit në Austri, 2000 dhe i Kompeticionit Ndërkombëtar të XXII-të të Muzikës Orthodhokse Kishtare "Hajn?ëka" (Poloni, 2003).
Kori i Dhomës i Konservatorit të Moskës u krijua në dhjetor 1994, me iniciativën e Prof. A. S. Sokolov dhe nga Profesor B. G. Tevlin, një prej dirigjentëve të jashtëzakonshëm koralë, Artist i Popullit i Rusisë, që e drejtoi korin deri në fund të jetës së tij. /ATSH/
/Shqiptarja.com