Korona sërish në burg, fshehu
1.7 milionë euro në papafingo

Korona sërish në burg, fshehu<br />1.7 milionë euro në papafingo
Ish-fotografi i vipave dhe show man-i Fabrizio Korona rikthehet sërish në burg. Bashkë me të policia italiane ka arrestuar dhe bashkëpunëtoren e tij Francesca Persi, menaxhere e shoqërisë “Atena” kompani e cila merret kryesisht me evente dhe reklama.
 
Mediat italiane citojnë se të dy akuzohen për evazion fiskal. Pak ditë më parë në banesën e Persi, në papafingo u sekuestruan 1.7 milionë euro.
 
Mbi Koronën rëndon edhe akuza se krimi është kryer gjatë kohës që ai ishte në provë duke u marrë me shërbime sociale, pas dy vitesh burgim.

Sipas hipotezës së departamentit të hetimeve Persi menaxhonte të ardhurat e Koronës e sipas dyshimeve ai nuk paguante TVSH mbi të ardhurat.
 
Paratë e konfiskuara gjatë ditëve të fundit në Milano i referohen pagesave që ish-fotografi ka marrë nga baret e natës.
 
Paparaci kaloi dy vite pas hekurave duke e përshkruar me dhembje përjetimin në burg. Ai u bënte presion vipave, pasi i fotografonte në rrethana që atyre nuk i pëlqenin që të publikoheshin por mesa duket ai nuk u ndahet dot telasheve.

Francesca Persi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois