Zyrtare/ Koronavirus shemb edhe murin e fundit në sport, Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Zyrtare/ Koronavirus shemb edhe murin e fundit në sport, Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar ditën e sotme se zyrtarisht Lojrat Olimpike të Tokios nuk do të mbahen këtë vit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit Lojrat Olimpike janë shtyrë për vitin 2021, pas kërkesës së kryeministrit japonez.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rang botëror, Abe i kërkoi kreut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar shtyerjen e Lojrave, një propozim që gjeti dakordësinë e Thomas Bach. Lojrat e Olimpike të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin nga data 24 korrik deri me 9 gusht ishin muri i fundit në sport që koronavirus ende nuk e kishte shembur, por edhe ato pësuan fatin e njëjtë me Europianin.

Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte bërë thirrje Japonisë të shtynte Lojrat Olimpike, por këta të fundit kishin refuzuar me idenë se situata mund të përmirësohej.

Sakaq ditë më parë Kanadaja dhe Australia kishin dalë me deklaratë zyrtare se nuk do të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike në rast se mbaheshin këtë verë. Sipas tyre organizimi i këtij aktiviteti të shenjtë është më pak i rëndësishëm se shëndeti i sportistëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm