Rritet numri i të infektuarve, 801 raste dhe 2 viktima në 24 orë, mes tyre një 33-vjeçar! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Rritet numri i të infektuarve, 801 raste dhe 2 viktima në 24 orë, mes tyre një 33-vjeçar! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Urgjenca Infektive

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 801 raste të reja me koronavirus nga 5,166 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 33 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,049 raste aktive me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit 351 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që prej fillimit të pandemisë.

Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të infektimeve.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Statistika (04 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         801
Të shëruar në 24 orë       351
Të shtruar në spitale       113
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 5,166 

Testime totale              1,495,002
Raste pozitive                 212,021
Raste të shëruara           201,748
Raste Aktive                        7,049
Humbje jete                         3,224 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           3,326
Fier                 711
Durrës             645
Shkodër          451
Elbasan           441
Vlorë                433
Berat               284
Gjirokastër     225
Lezhë              213
Korçë               143
Dibër                106
Kukës               71

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Skap’-i, Balla i përgjigjet Rithemelimit: 'Tritol' ndaj drejtësisë, s’është rastësi që babai juaj politik luftën e ka gjithnjë me prokurorët e SHBA

‘Skap’-i, Balla i përgjigjet Rithemelimit: 'Tritol' ndaj drejtësisë, s’është rastësi që babai juaj politik luftën e ka gjithnjë me prokurorët e SHBA