Koronavirusi/ Volejbolli mbyll perfundimisht sezonin, edhe basketbolli drejt një vendimi të ngjashëm

Prej më shumë se 20 ditësh futbolli i është rikthyer aktivitetit pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit, por ndryshe vijon të ndodhë me lojrat që zhvillohen në salla të mbyllura. Për këtë arsye komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit është mbledhur sot dhe ka marrë vendimin për ndëprerjen përfundimatare të kampionatit, pasi koha e mbetur në dispozicion është e pamjaftueshme për të mbyllur sezonin edhe në rast të një vendimi të papritur.

Më herët Komiteti i Ezekutiv i FSHV-së kishte vendosur afat të fundit 23 qershorin, por deri dje nuk ka patur një lajm nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye sot edhe me anë të një njoftimi në rrjetet sociale FSHV thotë se ka ndërprerë përfundimisht sezonin. Komiteti Ezkekutiv ka vendosur të shpallë fituesit e kategorive në bazë të klasifikimit që ishte para ndërprerjes, me qëllim pjesmarrjen në Kupat e Europës, por nuk do të ketë një kampion që njihet zyrtarisht.

Në vendimin e saj FSHV thotë se erdhi deri në këtë pikë për shkak të kufizimeve në fuqi të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me sallat e mbyllura.

Njoftimi i FSHV

“Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot eshte akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet, shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë: 1. Mirdita, fitues tek femra A1; 2. Agritourism Huqi, fitues tek femra A2; 3. Erzeni, fitues tek meshkuj A1; 4. Skenderbeu, fitues tek U-20 (të reja); 5. Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj). Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejten të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i. Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së brenda dates 15 korrik 2020. Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos perseritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm! Sekretariati i FSHV-së”, shkruan FSHV në faqen e sajë zyrtare.

Gjatë asamblesë të mbajtur disa ditë më parë u vendos gjithashtu shkrirja në një kategori të vetme e grupeve A1 dhe A2 për femra për edicionin 2020-2021.

Ndërkohë drejt një vendimi të ngjashëm po shkon edhe Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila gjithashtu është e bllokuar. Klubet ose shoqatat prej kohësh kërkojnë një vendim përfundimtar, por drejtuesit janë me shpresën se do të vijë drita e gjelbër. Gjithsesi edhe sot është shumë vonë, pasi në mesin e gushtit klubet duhet të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye në ditët në vijim, për asryet e lartpërmendura, pritet që edhe FSHB të mbyllë përfundimisht sezonin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja