
Sipas buletinit të fundit të lëshuar nga autoritetet shëndetësore në Itali numri i të infektuarve nga koronavirusi është 1,835, me një rritje prej 258 personash në krahasim me ditën e djeshme, numri i të shëruarve është rritur në 149, 66 më shumë nga dje, kurse numri i viktimave ka shkuar në 52 të vdekur, 18 më shumë se dje.
Sipas drejtorit të Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Gianni Rezza rritja e numrit të rasteve të reja të identifikuar pozitiv nga koronavirusi ishte e pritshme dhe për faktin se masat e kontrollit dhe ato kufizuese janë zbatuar praktikisht prej një jave dhe koha mesatare e inkubacionit është rreth 7 ditë, ndërsa ajo maksimale është rreth 12-13 ditë dhe se do të duhet të paktën një javë tjetër e deri 10 ditë përpara se të shihet ndonjë efekt zbritës eventual.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/Autoritetet në Itali: 52 viktima, emergjenca edhe një javë. Në 65 shtete më shumë se 3000 të vdekur në botë. Panik në New York (VIDEO)




