Korrupsioni 'fshiu' Drejtorinë e Kufirit në Kukës, por puna në doganën e Morinës vijon normalisht! Zëvendësohen 31 policët e arrestuar

Arrestimi i 31 efektive të policisë dhe punonjësve të doganës së Morinës të premten e kaluar nuk ka ndikuar në zhvillimin normal të punës dhe lëvizjes së qytetarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri. Burime pranë doganës së Morinës bëjnë të ditur se ata janë zëvendësuar menjëherë pas përfundimit të operacionit të përbashkët të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, katër ditë pas arrestimit të tyre në Morinë, situata është e qetë si një dite normale pune.

Burimet thane se puna për asnjë moment nuk është ndërprerë, pavarësisht arrestimeve. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë, ndërkohë që me rritjen e temperaturave pritet që gjatë fundjavës të ketë fluks të shtuar të lëvizjes së qytetarëve.

GJKKO, në një seancë rreth 5 orë, vendosi dje që të lë në fuqi masat e SPAK, ku 15 efektivë u lanë në ‘Arrest me burg”, 14 në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Report Tv siguroi dje edhe emrat e 31 efektivëve.

Ata akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj