Afro një vit pas arrestimit për llogari të hetimeve të Prokurorisë për tenderat e ushqimeve në burgje, ish zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi fiton lirinë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
 
Labit ju refuzua disa herë ndryshimi i masës nga shkalla e parë ku ndaj tij ka nisur gjykimi me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, ndërsa këtë të premte apeli i krimeve nga arrest me burg ka caktuar masën arrest në shtëpi për Labin.
 
Masa e sigurisë arrest në shtëpi është për Labin është pranuar dhe nga Prokuroria pasi Iliaz Labi gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
 
Pas dëshmive të Labit dhe skemës se si funksiononte mit-marrja për fitimin e tenderave nga kompani të paracaktuara, në pranga ra dhe ish drejtori i burgjeve Artur Zoto i cili qëndron ende në qeli.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com