Kandidati i të djathtëve për Tiranën Halim Kosova shprehet se ndryshe nga kundërshtarët e tij dallon për punë e jo vjedhje. Për Kosovën kandidati Veliaj, ende pa mbaruar muajin e mjaltit bleu një vilë, kurse atij i duhet të jetojë me punë të ndersheme.

"Bashkia nuk do njerëz që sa dalin nga veza mendjen e kanë për të vjedhur. Dhe thonë më humbi kompjuteri i punës. Për të fshehur vjedhjet. Mua nuk më ka humbur kurrë kompjuteri. Unë jam i ndershëm, prandaj jam i duhuri", deklaroi Kosova.

Kosova i është rikthyer akuzave që i bëhen atij nga kandidati Veliaj për ndërtim pa leje të klinikës pesë katëshe duke thënë se kundërshtarët e tij nuk dinë ku të kapen.

"Nëse duan të merren, aty i kanë dokumentat, unë do merrem me punë të mëdha. Por i kam falur se këta të fushatës kështu e kanë", tha Kosova gjatë një takimi me banorë të Farkës ku ka prezantuar programin e tij konkret.

Kosova tha ndër të tjera se Kryeministri Rama duhet ti kërkojë falje publikisht shqiptarëve për deklaratat e tij "se aty ku nuk zgjidhen kryetarë socialistë, nuk do të ketë mbështetje ekonomike".

Sipas Kosovës Rama nuk është i këtij niveli dhe këto deklarata janë vetëm shashka fushate të Ramës.

"Shashkë fushate ishte edhe premtimi i Ramës për Shëndetësi falas, edhe ky, po e hëngrën e hëngrën", shtoi Kosova.

Ai ka theksar se do të  përmirësojë kushtet e jetesës, rrisë nivelin e shërbimeve dhe ndërtojë rrjetin e  ujësijellësit në Sauk.

Pjesë nga fjala e Kosovës:

Ata nuk dinë ku të kapen. Ja ku i keni letrat bëni ca të doni.
Unë do merrem me projekte të mëdha, nuk merrem me llafe.

Projektet e mëdha do ti arrij duke bërë gjëra të mëdha, të jetës së përditshme. Unë nuk mërzitem me akuzat, pres votën tuaj që ti përvishem punës.
 
E kam shumë merak dhe qef ta dijë ky popull se çfarë bëhet kur një i ndershëm vihet në krye. Do ta shihni se si do i menaxhoj taksat. Do e prek cep më cep Tiranën.
 
Gjendemi përballë faktit që kemi një ushtri shtresash në nevojë. Unë do bëj më të mirën për ta.

Tre gjëra do ti rrënjos mirë. Kur them do ul taksat, janë më shumë mundësi që biznesi të krijojë vende pune.
 
Çdo familje në shtëpinë e vet do të ketë ujë 24 orë. Unë do mendoj për 1 milionë banorë. I kemi bërë të gjitha llogaritë.

Do rikonstruktoj 100 rrugë e do lidh çdo fshat me rrugët kombëtare.
 
Për Farkën kam projekte specifike:

Mirëmbajtja e linjave ekzistuese të ujësjellësit, ndërtimi i linjave të reja do të jenë 
Ndotja nga ujërat e yeya dhe mbetjet urbane.
 
Eliminimi i pikave më të ndotura, klasifikimi i mbetjeve urbane.
 
Ndërtimi i ambienteve rekreative dhe sportive “Lundër-Farkë e Vogël”.

Do të kem në vëmëndje infrastrukturën e arsimit parashkollor. Rrritje e sigurisë në objektet arsimore. Ndërtim i 3 kopshteve  Çollak, Sauk, Selitë.
 
Në nivelin parashkollor do vendosim kënde lojërash dhe do përmirësojmë sigurinë në shkolla.
Transport për fëmijët që jetojnë 30 minuta larg zonës arsimore. Nga kjo do përfitojnë 1050 fëmijë.
 
Riparim i sinjalistikës në rrugët ekzistuese.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)