Ai u zotua për më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë, si dhe për investime në infrastrukturë.“Shtresat në nevojë kanë halle të paimagjinueshme dhe kanë nevojë për vëmendje speciale”, tha Kosova, i cili bëri të ditur se ekipi i tij ka një program specifik për ta.
Kosova ka theksuar nga njësia 3 se nje pike e rendesishme ne projektin e tij është ulja e taksave të bashkisë me 30%.
“Infrastrutkura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për bizneset është një tjetër objektiv kryesor i punës sonë. Do të ulim taksat e bashkisë me 30%, aq sa ia lejon ligji aktual, si dhe do të furnizojmë me ujë të pijshëm në 24 orë në ditë kryeqytetin, duke i dhënë fund tejmbushjes së pallateve me depozita. “Bashkia e Tiranës do të merret edhe me të gjithë sistemin parashkollor dhe parauniversitar, në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura arsimore. Së dyti do të ulen taksat dhe çmimet, në mënyrë që të krijojmë mundësi për më shumë para për të shpenzuar në xhepat e njerëzve, sigurisht edhe për të hapur më shumë vende të reja pune nga bizneset. Sa për shtresat në nevojë, hallet e tyre janë të paimagjinueshme, ndaj dhe duan një vëmendje speciale”, tha ndër të tjera kandidati Kosova teksa dëgjoi dhe problematikat e banorëve të njësisë 3 .
Kandidati i djathë Halim Kosova ka bërë publik programin e tij të detajuar edhe për njësinë 5 ku ka prezantuar projektet që sipas tij do të përmirësojnë jetën në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit.
“Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për zonën ku banoni, projekte që do të përmirësojnë jetën në rrugën, në lagjen tuaj.
Investimet për vitet 2015 – 2017
Investime në 7 objekte me vlerë 761.394.093 lekë lekë, të cilat konsistojnë, në:
A. Përmirësimi i Higjenës:
1. Blloku kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri”, “Ibrahim Rugova”, Abdyl Frashëri;
2. Blloku kufizuar nga rrugët "Hamdi Pepa" , "Ilia Dilo Sheperi", "Visarion Xhuvani", "Leka i Madh".
· Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:
- 5 km Kanalizime te Ujrave te Zeza,
- 7.8 km Kanalizime te Ujrave te Bardha
- 1.3 km rrjet ujesjellesi;
· Ndërtimi i 500 m2 sipërfaqe të gjelberta;
· Mbjellja e 880 pemëve të reja;
· Vendosja 30 stola dhe 50 kosha per hedhjen e mbeturinave;
· Ndërtimi i 1 terreni sportiv.
B. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
1. Shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”;
2. Ndërtim Çerdhe e re;
3. Ndërtim Kopësht Çerdhe (e integruar).
· Rikonstruksioni i 35 klasave;
· Rikonstruksioni 1 palestre;
· Ndërtimi:
7 grupeve për çerdhe
4 grupe për kopesht.
· Vendosja 2 kende lodrash për fëmijë;
· Instalimi i sistemit të ngrohjes për 3 objekte.
C. Infrastruktura rrugore:
1. Rruga “Rauf Fico”;
2. Blloku kufizuar nga rrugët “Mentor Xhemali”, “Hajdar Tafa”, “Qemal Butka”, “Frang Bardhi”.
· Ndërtimi dhe rikonstruksioni:
- 6 km rrugë
- 13,400 m2 trotuare.
· Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 316 ndriçues të rinj;
· Vendosja e rreth 9.5 km linja rezerve;
· Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 160 tabela;
· Krijimi i 180 vende për parking.
Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t’ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim. Unë do tju dëgjoj dhe unë nuk kam fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën", - tha Kosova nga njësia 5.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)