Kosova në rrugën e Durrësit:
Ndërtojmë 10 shkolla të reja

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova u shpjegoi banorëve të rrugës së Durrësit planin e tij për arsimin në Tiranë. 

Sipas Kosovës në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita.

"Ne kemi llogarit edhe një lloj fondi edhe për trajnimin e mësuesve për ngritje profesionale. Aty ku shihet përreth shkollës që mund të ketë terrene ku nuk ndërtohet gjë ose ka një pronar bashkia tia marrë, tia blejë pronarit ku ai nuk bën dot asnjë lloj aktiviteti për shumë arsye, tia blejë në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë për kohën e lirë të nxënësve”, tha Kosova.

Ndërkohë në një takim me banorët e zonës së Kodrës së Priftit, Kosova u ndal tek projektet e infrastrukturës.

“Ky është ndërtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe kanaleve të ujërave të bardha. Eshtë për gjithë lagjen jo për një rrugë domethënë kur të merret me u bë do merret si bllok dhe jo vetëm një”, tha Halim Kosova.
kosova

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit