Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, dhe kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, biseduan sot për nevojën e intensifikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe atyre komunale, në funksion të ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë së pasur kulturore të komunës së Junikut.
"Ministrit Shala dhe kryetari Kuçi biseduan për koordinimin e aktiviteteve dhe veprimeve në funksion të rivitalizmit të trashëgimisë kulturore në Komunën e Junikut dhe në të ardhmen pritet të ndërmerren hapa korrektë në këtë drejtim", thekson njoftimi i ministrisë kosovare.
Juniku është një komunë e re në perëndim të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë./atsh/