/ATSH/.- Këshilli Prokurorial i Kosovës shpalli sot konkursin e brendshëm për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Shpallja e konkursit u bë në bazë të nenit 109 dhe 110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit, Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës të datës 26 nëntor 2014. Shpalljes së konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit i ka paraprirë plotësim-ndryshimi i Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit. Afati i konkursit të brendshëm për Kryeprokurorë të Shtetit do zgjasë 15 ditë. Ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit aktualisht është Sylë Hoxha, i emëruar në fund të muajit korrik, kur edhe pati thënë se kur do të hapet konkursi do të konkurrojë për pozitën e kryeprokurorit në garën e ardhshme.
/Shqiptarja.com