/ATSH-ANA-MPA/ - Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se homologu i tij amerikan John Kerry e kishte siguruar se SHBA-ja ishte e gatshme për një kundërofertë ndaj gazsjellësit rus "Gazprom", në ndërkohë që i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për çështjet energjetike ndërkombëtare, Amos Hochstein do të vizitonte së shpejti Athinën.
Gjatë një interviste me agjencinë Associated Press, në Uashington, ku analizoi qëndrimet e Greqisë, Kotzias përmendi edhe çështjen e Savas Ksirosit si edhe ecurinë e negociatave greke me kreditorët.
Kotzias i cilësoi bisedimet me "Gazprom"-in si një vendim ekonomik dhe jo politik.
I pyetur për negociatat e Greqisë me kreditorët evropianë, Kotzias tha se Greqia ishte e gatshme të bënte kompromise dhe se evropianët do të duhej të respektonin fitoren e zgjedhjeve të janarit nga SYRIZA.
/Shqiptarja.com