Kurti ka zgjedhur të gatuaj një pjatë peshku me perime.
"Do të gatuaj atë që më hahet në këtë moment" është shprehur Kuti, e cila ka shtuar do të gatuaj ashtu si gatuan në shtëpi.
Gjithashtu në emision nuk kanë munguar edhe batutat mes të ftuarës dhe zonjës Tefta.
Live në emision Kozeta ka zbuluar se një nga proceset e gatimit që ka më shumë merak, është paraqitja e ushqimit në pjatë.
[gallery]24557[/gallery]
Ndërkohë gjatë bisedës në studio e ftuara ka zbuluar se i vetmi gatim që nuk ka tentuar ta bëjë është byreku dhe kjo për shkak të mbajtjes së thonjve të gjatë.
Gjatë bisedës nuk kanë munguar edhe detajet për jetën profesionale të Kozetës, e cila ka zbuluar se aktualisht është duke bërë një emision gjatë mbrëmjeve në fundjavë si dhe ka zbuluar se është duke realizuar një koncert, ku në qendër të vëmendjes së të këtij koncerti do të jenë këngët e këngëtareve si Vaçe Zela.
Gjatë kohës që tava e peshkut me perime ishte duke u pjekur në furrë, Kozeta përgatitur edhe një sallatë me peshk ton.
Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV tashmë është shndërruar në traditë që personazhe publik të profesioneve të ndryshme t'i bashkohen këndit të gatimit, traditë kjo që do të vazhdojë.
VD/Emisioni gatimit në Report TV me zonjën Tefta, e ftuar gazetarja Kozeta Kurti

FOTO







