KQZ apel partive: Dy ditë afat për të dorëzuar shpenzimet në fushatë ose gjobë (VIDEO)

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon partive politike që deri në datë 26 shtator të dorëzojnë raportin për deklarimin financiar të fushatës. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj u shpreh se partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raportin që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka pasur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve. Në rast të kundër, KQZ paralajmëron masa administrative për partitë politike.

Deklarata e plotë e KQZ-së
Ligji “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, ka përcaktuar që çdo parti politike që është regjistruar në zgjedhje duhet të bëjë publik dhe të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zjedhjeve një raport për deklarimin financiar të fushatës.

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Afati i ligjor për zbatimin e këtij detyrimi ligjor nga ana e partive politike është data 26 shtator 2019.

KQZ nisur nga fakti se për herë të parë se partitë politike duhet të përfshijnë dhe raportet financiare të fushatës së kandidatëve, ka komunikuar në mënyrë intensive me financiarët e partive politike duke ju kërkuar zbatimin e ligjit “Për partitë politike” dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

Deri tani, nga 36 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 5 parti politike.

Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin.

Brenda datës 26 nëntor audituesit ligjorë duhet të depozitojnë raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore dhe brenda datës 16 dhjetor 2019 raportet e auditimit financiar të partive politike.

Raportet e dorëzuara pranë KQZ-së, do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së, cec.org.al, brenda 10 ditëve nga dorrëzimi i tyre.

Zbatimi i ligjit 90/2017 nga subjektet politike është një nga faktorët kryesorë të rritjes së transparencës dhe zbardhjes së financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore, një nga çështjet e trajtuara gjërësisht edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu referuar udhezimit të KQZ-së nr. 1, datë 11.04.2019, palët e treta kanë të drejtë të depozitojnë në KQZ informacione, kërkesa, ankesa apo denoncime me objekt financimin e fushatës zgjedhore dhe fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik.

Informacioni, kërkesa, ankesa, denoncimi i palëve të treta duhet të plotësojë elementet e formës sipas modelit të miratuar me udhezimin e KQZ-së. Kërkesa duhet të jetë mjaftueshëm e qartë për të përcaktuar kërkuesin dhe objektin duke e shoqëruar me prova dhe fakte që mbështesin pretendimet e paraqitura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë