KQZ sqaron hendekun e shifrave: Nuk janë marrë në rrugë zyrtare, do veprojmë me seriozitetin e duhur (VIDEO)

Komisioni Qendror Zgjedhor sqaron hendekun e shifrave të krijuar mes pjesëmarrjes së publikuar ditën e djeshme pas mbylljes së procesit të votimit me atë të listës së fituesve. Përmes zëdhënëses së saj Drilona Hoxhaj, KQZ sqaron se rezultatet e publikuara ditën e djeshme janë sjellë nga komisionerët në rrugë jo zyrtare, por përmes telefonatave me komisionerët.

Sipas saj disa komisionerë nuk kanë dërguar kutitë me procesverbale në disa prej qendrave të votimit. Ajo u shpreh se KQZ do veprojë me seriozitetin më të madh.

Deklarata e plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen onlinë të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.


Lajmi kryesor:

Rezultatet LIVE/ Zyrtarizohen 60 kryetarë të rinj, Veliaj triumfon në Tiranë, vijon numërimi në 1 bashki (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja