Një tjetër kandidat në listat e Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit. Arlind Çaçani,  ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Ai është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës.

Bashkë me Çaçanin shkon në 102 numri i deputetëve. Korab Lita mori mandatin ditën e djeshme dhe pritet të betohet në seancën e radhës plenare ndërsa Halil Jakimi do të marrë mandatin pasi të pranohet dorëheqja e tij si Këshilltar Bashkiak në Bulqizë.

79 deputetë të maxhorancës

Tre nga opozita nuk u dogjën që në fillim:

1. Lefter Koka

2. Myslim Murrizi

3. Rudina Hajdari

Janë betuar 17:

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Lefter Maliqi

6. Alban Zeneli

7. Ligoraq Karamelo

8. Majlinda Halilaj

9. Ediola Braha

10. Edlira Hyseni

11. Elda Hoti

12. Ralf Gjoni

13. Nimet Musaj

14. Enada Kociraj

15. Arben Elezi

16. Adriatik Alimadhi

17.Ambra Borova

Pritet të betohet

1. Korab Lita

Pritet të marrë mandatin

1. Halil Jakimi

2. Arlind Carcani