VIDEO/ Afera Cez Dia, Nasip Naço thirret në SPAK: Kam folur me letra, jo me heshtje! Me ndryshimet ligjore i kurseva shtetit 40 mln euro

Ish-ministri i Ekonomisë dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr sot në SPAK për aferën Cez-Dia. Rreth 1 orë e 30 minuta Nasip Naço u pyet mbi këtë çështje dhe rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011 – 2012.

Pasi doli nga SPAK, vetë Nasip Naço konfirmoi se u thirr për çështjen Cez-Dia, ndërsa zbuloi edhe qëndrimin që ka mbajtur para Prokurorisë së Posaçme. Naço tha se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e ministrit ka prevaluar interesi publik, ndërsa u ndal edhe në ndryshimet e asaj kohe që ka bërë për ligjin për energjinë elektrike, duke thënë se i ka kursyer buxhetit të shtetit 40 mln euro.

"Jam thirrur për të deklaruar në lidhje me çështjen penale që ka të bëjë me CEZ DIA. Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor, kam folur me letra dhe jo me heshtje. Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët dhe interesat e shtetit kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemi disa kompani në atë kohë që kishin gati 20% të tregut të Cez dhe kjo kompani e kishte më te lehtë të faturonte dhe të komunikonte me ta, se sa me qytetarët për të bërë investime. 

I kurseu buxhtetit rreth 40 mln euro, nxori këtë kompani në treg të lirë. Pas miratimit të këtij ligji, ish-drejtori i Cez është shkarkuar nga detyra, si edhe Kastriot Ismailajt iu ndërpre kontrata. Miratimi i ligjit dhe qëndrimi im për interesin publik ka folur për gjithçka në atë kohë", tha Naço. 

SPAK ka rihapur në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara. Në SPAK është thirrur dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Afera CEZ/DIA
Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në Zubin Potok, ministri britanik për Europën: Sulm i tmerrshëm, autorët të mbajnë përgjegjësi

Shpërthimi në Zubin Potok, ministri britanik për Europën: Sulm i tmerrshëm, autorët të mbajnë përgjegjësi