Kreu i Krimit Ekonomik për Report TV: Kemi liruar 25 mijë m2 plazhe të zaptuara

TIRANË- Kreu i Krimit Ekonomik Lutfi Minxhozi ka folur në një intervistë për gazetarin e Report tv Arsen Rusta mbi aksionin anti-informalitet. Minxhozi tha se përgjatë këtyre ditëve janë rritur shifrat e lirimit të plazheve publike duke paralajmëruar se ky aksion do të vazhdojë në të gjithë vendin.

Ai gjithashtu se pjesë e aksionit do jetë dhe kontrolli i lidhjeve të bizneseve me struktura më të larta.

"Plani kundër informalitetit nuk kanë subjekt vetëm plazhet. Ai filloi me plazhet duke pushtuar të gjithë subjektet e lira dhe do të vazhdojë me të gjithë subjektet. Përgjithësisht janë përfshirë edhe punonjës të sistemi fiskal në kryerjen e këtij operacioni. Shifrat e lirimit të plazheve publike janë rritur.Kemi deri më tani 25 mijë m2 hapësira të liruara. Ky aksion do të vazhdojë në të gjithë vendin. Ato janë kryer përgjithësisht përgjatë orëve të mëngjesit dhe darkës që të mos cenojmë pushuesit. Është një plan i mirëfilltë i studiuar dhe i detajuar. Do shtrihet me informalitetin në të gjithë fushat.

Shkeljet janë të natyrave të ndryshme. Ka subjekte që kanë liçensë por ka subjekte që nuk japin asnjë kupon tatimor. Në 178 subjekte ka shkelje të pjesshme që mund të kenë paguar taksën në bashki por nuk kanë prerë kuponin tatimor. 163 subjekte janë gjobitur, 29 janë bllokuar. Ne jemi duke hetuar çdo rast. Ka një plan të posaçëm dhe do informohemi më vonë edhe për subjektet vip që bashkëpunojnë me struktura më të larta për të shmangur pagesën e taksave. Është segment i këtij plani", tha Minxhozi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anti: 07/08/2019 12:22

    Me te drejte e quani kreu i Krimit Ekonomik. Problemi eshte se na duhet nje i Antikrimit...

    Përgjigju
    • Anti vetes: 07/08/2019 14:44

      Te mos duash lirimin e plazheve publike nga zaptuesit abuzues private, qe te mos duash qe te shkoje ne plazh dhe populli i thjeshte, do te thote qe je anti vetes o ti Anti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë