Del përgjigja e Mjekësisë Ligjore për Ermira Arapin, e cila u vra nga i dashuri Drini Derveni 4 ditë më parë, i cili pas krimit edhe u vetëvra.

Dyshimeve të ekspertëve të morgut dhe Prokurorisë së Fierit për shtatzëninë e 29 vjeçares, mjekësia ligjore i është përgjigjur negativisht, duke bërë me dije se Ermira Arapi nuk ishte shtatzënë.

Burime të Report Tv pranë mjekësisë ligjore bënë me dije se dyshimet e organit të akuzë së Fierit ishin ngritur për shkak të shëndetit të saj, por pas këqyrjes së viktimës dhe analizave, rezultoi se Ermira Arapi nuk ishte shtatzënë.

Gjithashtu mjekësia ligjore ka përcaktuar se shkak i vdekjes ishte vrasja me armë zjarri.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se ermira Arapi kishte plagë në pjesë e qafës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com