Kristal Abazaj: Kombëtarja A ndryshon nga Shpresa

Kristal Abazaj: Kombëtarja A ndryshon nga Shpresa

Kristal Abazaj ka folur për grumbullimin e parë në Kombëtare, që për të, është një eksperiencë ndryshe ajo e grumbullimit me ekipin Shpresa.

 “Është një gjë shumë e bukur të jesh pjesë e Kombëtares, diçka e veçantë. Përfshirja në ekipin kombëtar të imponon të japësh më shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë kanë nivel më të lartë se ne që luajmë këtu në Shqipëri dhe duhet të mësojmë prej tyre. Nuk kemi biseduar me trajnerin Panucci, por e dimë çfarë kërkon, sepse na kanë treguar.

Në stërvitjen e parë kishim emocione dhe deshëm të jepnim 100%-in tonë. Ndryshon shumë Kombëtarja A, sepse tek ekipi U-21 jemi të gjithë moshatarë. Këtu është ndryshe, ka lojtarë me shumë eksperiencë. Skënderbeu është një ekip shumë i mirë dhe ka bërë mirë në Europë, kështu që është mirë të luaj me të, edhe nëse nuk shkoj jashtë për momentin.Në Kombëtare na kanë ndihmuar shumë lojtarët me përvojë që të përshtatemi, Etriti, Mërgimi dhe të tjerët. E rëndësishme është që jemi këtu, pastaj për aktivizimin vendos trajneri.Këtu është diçka tjetër, ka një ritëm tjetër në stërvitje dhe ndryshon puna në disa elementë të tjerë. Nëse punon dhe nga dita në ditë rritesh, nuk do të jetë shumnë e vështirë për të ardhmen”, – deklaroi ndër të tjera Kristal Abazaj.


e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë