Loja me litar “detyroi” Keisin dhe Kristin që të flinin bashkë. Grupi i Evës( banores më të re të Big Brother Vip) bashkoi krevatet dhe fjetën të gjithë pranë njëri-tjetrit.
Kjo ishte nata e parë që Keisi dhe Kristi fjetën bashkë në të njëjtin shtrat. Përqafimet mes tyre nuk munguan. Ndonëse këtë radhë i “deytoi” në një farë mënyrë lidhja me litar, netët në vazhdim do tregojnë nëse ata do vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë, apo jo. Çifti i ri i krijuar brenda Big Brother është krijuar pasi Kristi i shprehu pëlqimin Keisit. Komentuesit kanë gjetur ngjashmëri në sjelljen e Keisit me Kiarn, pasi të dyja janë të matura dhe më të qeta në krahasim me partnerët e tyre.
Përveç tyre edhe Luizi me Kiarën fjetën në të njëjtin shtrat. Grupi i Ermionës, njëjtë si ai i Evës fjetën të gjithë së bashku, në mënyrë që askush të mos shkëputej nga litari.
Kujtojmë se Luizi e hoqi litarin dhe është automatiksiht i nominuar.