Kriza e blegtorisë po thellohet! 677 mijë krerë më pak në një dekadë, bie prodhimi i qumështit! Fuqizohet importi i kafshëve të gjalla

Kriza në blegtori u thellua më tej në vitin 2023. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i gjedhëve ku përfshihen edhe lopët ra në 263 mijë krerë nga 298 mijë krerë në vitin 2022.  E njëjta ka ndodhur edhe me numrin e deleve dhe të dhive, pasi fermat janë tkurrur me afro 130 mijë krerë. E gjithë kjo situatë ka sjellë rënie të prodhimeve blegtorale, e për pasojë ka shkaktuar rritje të fortë të çmimeve të produkteve të mishit dhe bulmetit.

Referuar raportit të INSTAT, vitin e kaluar u prodhuan 901 mijë tonë qumësht nga 970 mijë tonë që ishte prodhimi në vitin 2022. Ndërsa pesha e mishit të gjallë është tkurrur me 5 mijë tonë nga viti 2022 në 2023-shin.

Si rezultat i uljes së sasisë së qumështit të prodhuar, çmimet vijojnë të jenë të larta ku një litër po tregtohet deri në 200 lekë, po ashtu edhe për kosin. Ndërsa çmimi i djathit nis nga 600 lekë e lartë, kurse mishi i vicit ka mbetur në vlerën 1200 lekë/kg.

Ndërsa në një dekadë numri i krerëve të lopëve, deleve e dhive është ulur me 677 mijë krerë. Shkak për këtë rënie të fortë të blegtorisë sipas ekspertëve është bërë mbështetja financiare e ulët e fermerëve, favorizimi i importit dhe nga ana tjetër edhe shpopullimi i zonave rurale.

Prej vitesh ky sektor kërkon që subvencionimi i blegtorëve të mos bëhet për krerë bagëtish por për çdo litër qumësht. Por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhët.

Aktualisht të gjithë blegtorët marrin 1200 lekë për krerë delesh apo dhish, dhe marrin 10 mijë lekë për çdo lopë. Boshllëku i madh që po krijohet me prodhimet blegtorale, po mbulohet me importin që po konkurron tashmë prodhimin vendas masivisht nëpër markete.

Nga viti 2020 e deri në fund të muajit prill të këtij viti vendi ka importuar nga jashtë kafshë të gjalla me vlerë 19,8 miliardë lekë ose afro 194 milionë euro, shifër e cila po rritet me ritme të shpejta si rezultat i tkurrjes së tufave në vend.

NUMRI I LOPËVE, DHIVE E DELEVE
Viti 2013       2,427 mijë krerë
Viti 2023       1,750 mijë krerë
Rënia               -677mijë krerë

 

IMPORTI I KAFSHËVE TË GJALLA
Viti 2020       3,025,514,097 lekë
Viti 2021       3,879,909,020 lekë
Viti 2022       4,859,331,601 lekë
Viti 2023       5,593,218,325 lekë
Viti 2024       2,500,634,562 lekë
Total            19,858,607,605 lekë

 

 

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohet debati presidencial në SHBA/ Shfaqja e dobët e Biden dhe gënjeshtrat e përsëritura të Trump

Zhvillohet debati presidencial në SHBA/ Shfaqja e dobët e Biden dhe gënjeshtrat e përsëritura të Trump