GREQI - “Është e nevojshme një zgjidhje përfundimtare.” -Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Aleksis Cipras, para deputeteve greke.
 
Ai tha se tashmë nga fillimi i krizës kanë kaluar 5 vjet dhe se duhet një zgjidhje përfundimtare, për Greqinë dhe Europën që do i japë fund diskutimeve për largimin e Greqisë nga eurozona.
 
Cipras gjithashtu e cilësoi absurd dhe joreal planin e Komisionit Europian dhe kreditoreve ndërkombëtare që i është paraqitur qeverise greke.
 
Për këtë arsye, Cipras deklaroi se shpreson që propozimi të tërhiqet dhe i bëri thirrje trojkës se kreditoreve ndërkombëtare që të pranojnë një propozim alternativ, të paraqitur nga Athina.

Fjalimi i Cipras në Parlamentin grek është i dyti prej nga janari i këtij viti kur SYRIZA fitoi zgjedhjet parlamentare në Greqi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)