Pas më shumë se një ore bisede me kreun e shtetit italian Mattarella, Mario Draghi ka pranuar pozicionin e Kryeministrit por me rezervë. Pranimi me rezervë është një formulë e cila do të thotë që Kryeministri i ngarkuar kryen një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament. Pastaj ai paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur pozitivisht ose negativisht.
Mbrëmja e djeshme ka shënuar një kthesë të rëndësishme në zgjidhjen e krizës qeveritare në Itali, me aktor kryesor Mario Draghin, ish kreun e Bankës Qëndore Evropiane, i lakuar prej kohësh. Agjencitë italiane të lajmeve kanë lajmëruar se presidenti italian Matarella takohet sot me Mario Draghin. Por çfarë ndodh tani? Cilat janë fazat që na ndajnë nga krijimi i një ekzekutivi të ri?
Sergio Mattarella dhe Mario Draghi
1) Detyra
Sot, kreu i shtetit do të ftojë Mario Draghi-n në me synimin për t'i besuar atij detyrën e formimit të qeverisë së re . Në fakt, kushtetuta nuk parashikon zgjedhjen direkte të kryeministrit. Në këto raste, Kryeministri i caktuar pranon "me kusht" dhe menjëherë më pas fillon nga puna për të përcaktuar programin e qeverisë dhe ekipin e ministrave.
2) Konsultimet
Menjëherë pas emërimit të Draghi do të fillojë konsultimet me palët për të kuptuar nëse ekzekutivi i tij do të jetë në gjendje të ketë mbështetjen e Parlamentit apo jo. Nëse kjo nuk është e mundur, Draghi do të kthehet te Presidenti Mattarella për ta njoftuar atë për dorëheqjen e tij nga posti.
Çfarë ndodh në rast anulimi?
Në rast se ndodh që Draghi nuk siguron dot mbështetjen e Parlamentit, Presidenti i Republikës ka tre rrugëzgjidhje: t'ua besojë detyrën një personi tjetër , ta dërgojë qeverinë Draghi sërish për miratim, ose të shpërndajë Dhomat dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
2) Pranimi
Nëse qeveria merr mbështetjen e parlamentit, kur ai të ketë përfunduar programin dhe të ketë vendosur për përbërjen e qeverisë së tij, Draghi do të shkojë në pallatin presidencial për të pranuar zyrtarisht emërimin dhe për t'i dorëzuar listën e ministrave presidentit Mattarella .
3) Dekreti i emërimit dhe betimi
Në këtë pikë duhen dy akte të tjera zyrtare: dekreti i emërimit dhe betimi i Kryeministrit dhe ministrave.
4) Besimi
Duke qënë se Italia ka një sistem parlamentar të bazuar në ndarje dhe ekuilibër fuqish, qeveria duhet të paraqitet në të dy dhomat brenda dhjetë ditësh: Draghi do të paraqesë programin e tij në Dhomë dhe Senat për të fituar besimin e tyre.
Mario Draghi, ka pranuar sot propozimin e presidentit Matarella, për të krijuar kabinetin e ri qeveritar, që do të drejtojë italinë në një periudhë krize. Por Kush është Mario Draghi?
Ish- presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi lindi në Romë në 1947. Mario është i pari nga tre fëmijët dhe në moshë tejet të re ai ka humbur të dy prindërit e tij.
Ai ka shërbyer profesor në universitet dhe ka një përvojë shumë të gjatë në botën e financave: në 1983 ai u bë këshilltar i Giovanni Goria, Ministrit të Thesarit në qeverinë Craxi I. Midis 1984 dhe 1990 ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Bankës Botërore. Nga 1991 deri në 2001 ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Thesarit. Më 29 dhjetor 2005 ai u bë guvernatori i nëntë i Bankës së Italisë. Më 16 maj 2011, Eurogroup zyrtarizoi kandidaturën e tij si president i Bankës Qendrore Evropiane, por emërimi përfundimtar u bë vetëm pas vendimit të udhëheqësve në samitin e BE në 24 qershor.
Më 31 dhjetor 2012 ai u emërua njeriu i vitit nga gazetat britanike Financial Times dhe The Times, sepse kishte menaxhuar mirë krizën evropiane të borxhit në një moment shumë delikat kur ekonomitë më të mëdha të bllokut ishin prekur nga kriza. Ai dorëzoi drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane, më 31 tetor 2019, pasardhësit të tij Christine Lagarde. Në vitin 2018, sipas revistës Forbes, ai konsiderohet si njeriu i 18-të më i fuqishëm në botë.
Ai është i njohur si një socialist liberal dhe për këtë arsye nuk mund të vendosen në grupime ekstreme. Ai është një besimtar i përkushtuar. Draghi është martuar që nga viti 1973 me Maria Serenella Cappello , një eksperte në letërsinë angleze dhe ka dy fëmijë: Federica dhe Giacomo.
Mario Draghi, ka pranuar zyrtarisht emrimin për pozicionin e kryeministrit italian, për krijimin e një qeverie të profilit të lartë, e aftë për të nxjerrë vendin nga kriza. Pas më shumë se një ore bisede me Presidentin italian Sergio Mattarella, ai ka pranuar pozicionin e kryeministrit por me rezerva që do të thotë se kryeministri i ngarkuar kryen një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament.
"I vetëdijshëm për situatën emergjente në të cilën gjendet vendi, unë i pranoj propozimin e Mattarelës. Mposhtja e pandemisë, përfundimi i fushatës së vaksinimit, ofrimi i përgjigjeve për problemet e përditshme, rihapja e vendit janë sfidat me të cilat do të përballemi", tha Mario Draghi.
Pastaj ai paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur nëse e pranon apo jo kërkesën për krijimin e kabinetit të ri. Menjëherë pas emërimit të Draghi do të fillojnë konsultimet me palët për të kuptuar nëse ekzekutivi i tij do të jetë në gjendje të ketë mbështetjen e Parlamentit apo jo.
Nëse qeveria merr mbështetjen e parlamentit, kur ai të ketë përfunduar programin dhe të ketë vendosur për përbërjen e qeverisë së tij, Draghi do të shkojë në pallatin presidencial për të pranuar zyrtarisht emërimin dhe për t'i dorëzuar listën e ministrave presidentit Mattarella . Por kur kjo nuk është e mundur, Draghi do të kthehet te Presidenti Mattarella për ta njoftuar atë për dorëheqjen e tij nga posti. Në këtë moment Presidenti i Republikës ka tre rrugëzgjidhje: t'ua besojë detyrën një personi tjetër , ta dërgojë qeverinë Draghi sërish për miratim, ose të shpërndajë Dhomat dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Mario Draghi, ish kreu i Bankës Qendrore Evropiane, ka qënë emri më i lakuar prej kohësh si kryeministri i arrdhshëm i vendit, veçanërisht pas dështimit të Giussepe Conte për krijimin e një kabineti të ri qeveritar.