KRUJË-Policia e Krujës ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar. Blutë e Krujës kanë vënë një pranga një 44-vjeçar pasi ka kanosur me armë bashkëshorten.
Zek Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij V.P, 47 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik AK 47, 80 copë fishekë model 56, një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.
I arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .

(Automatiku, fishekët dhe thika e sekuestruar)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com