/ATSH/ -Policia e Krujës ka asgjësuar 1418 bimë narkotike kanabis sativa, gjatë dy operacioneve të koduara "Kurcaj 2015 " dhe "Malsi 2015".
Gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e martë në fshatin Kurcaj të komunës Nikël dhe në fshatin Shqezë të komunës Cudhi në rrethin e Krujës u gjetën dhe asgjesuan 14 parcela me rreth 1418 bimë narkotike. Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva.
Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u morr në cilësinë e provës materiale. Policia po vijon kontrollin e zonës, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
/Shqiptarja.com