Report tv sjell pamje nga brenda laboratorit të drogës në Derven të Krujës, ku u sekuestrua nga policia 1.3 ton kanabis.
Droga gati për t’u hedhur në treg është gjetur në fshatin Derven, në një vend të përshtatur si magazinë, në proces tharje. Mbi 11 personat të arrestuar në flagrancë rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizatat kriminale e trafikim të lëndëve narkotike. Gjate operacionit jane sekuestruar 6 armë zjarri, fishekë, automjeteve dhe telefona celularë.
Mosha e personave të arrestuar varion nga 16 vjeç, 18, 19, 22 e deri 47, ku spikasin dhe mbiemrat e njëjtë.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:
1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;
2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;
3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;
4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;
5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;
6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;
10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;
11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Gjatë kontrolle të kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva;
• 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;
• një armë zjarri tip TT;
• 2 armë zjarri automatik;
• një kallashnikov;
• 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;
• një automjet Audi - Q 7 me targa AA 066 LD;
• një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;
• një furgon me targa AA 057 GL;
• një Sharoon me targa AA 762 DH;
• një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;
• një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL;
• telefona celularë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
REPORT TV BRENDA LABORATORIT
Report tv sjell pamje nga brenda laboratorit të drogës në Derven të Krujës, ku u sekuestrua nga policia 1.3 ton kanabis.
Magazina ndodhet në një vend periferik të fshatit Derven përgjatë aksit rrugor Tiranë-Fushë Krujë. Laboratori ndodhen 50 m në të majtë teksa udhëton në drejtim nga Tirana për në Laç dhe krejtësisht i ekspozuar me sy të lirë.
E vetmja banesë pranë kaparonit gjigant me ngjyrë të bardhë, është një shtëpizë me ngjyrë të gjelbërt, e pabanuar. Godina dykatëshe që dikur ka shërbyer si fabrikë ishte shndërruar në një laborator, ku kanabisi që korrej në plantacione nga trafikantët, thahej aty dhe më pas presohej, për t’u bërë gati për treg. Kjo magazine e përshtatur në dy kate funksiononte e ndarë për proceset që kryheshin aty. Në katin e dytë bima thahej ndërsa në katin e parë ajo pastrohej duke ndarë boçet nga dega e më pas paketohej.
Në brendësi të magazinës vihen re skelat prej druri që ishin sajuar ne menyre qe te varej bima e kanabisit për t’u tharë, ventilatorë. Nga pamjet bie në sy një pjesë droge që digjet. Policia e ka përzier me tallash, në mënyrë që nga djegia të përftohet sa më pak tym që mund të shkaktonte pasoja për shëndetin e asgjësuesve të drogës.