KRUJË-Këtë të mërkurë një 54-vjeçar në Krujë ka tentuar të vrasë me automatik bashkëshorten e tij, por ndërhyrja e policisë ka parandaluar krimin e rëndë.
Genci Boja, 52 vjeç pas një konflikti me bashkëshorten, shtetasen me iniciale L.B efektive policie, ka tentuar ta vrasë atë.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme ndaj dhe u bë e mundur kapja e 52-vjeçarit pa mundur të kryejë krimin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgonin tip Benz polici gjeti automatikun dhe 40 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 130 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com