Kryebashkiakët e Berishës tradhtojnë 'mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës
Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri në takimin e Ramës
Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe protesta kundër Edi Ramës, por mesa duket nuk janë në të njëjtin mendim tre kryetarë të bashkive të djathta.
Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës kanë marrë pjesë këtë të martë në takimin e Edi Ramës me kryetarët e bashkive.
Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë ‘me Partinë e Punës’.
“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”,- tha Rama.
Madje, një deklaratë të 1 tetorit, Berisha u bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile.
"Ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, deklaroi Berisha më 1 tetor.
Çfarë të ketë ndodhur vallë, kryebashkiakët kanë tradhtuar partinë që i kandidoi apo nuk janë të bindur me mosbindjen civile të Berishës?
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mirë t'u bëhet, ç'ju duhej të dilnit në protestë’, Aktivistja e PD tregon: Më dogjën babin, një nga flakadanët iu hodh tek këmbët (VIDEO)
8 Tetor, 14:05
-
Eduard Zaloshnja: Sondazhi Ekskluziv, treçereku i kryeqytetasve opinion negativ për protestën opozitare! Ja mendimi për punën e Veliajt
8 Tetor, 14:04
-
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: 77 mënyra për ‘mosbindje civile’, radhën e ka Shkodra e Durrësi! Skenar ngujimi, greva e bllokime permanente rrugësh
8 Tetor, 13:22
-
Protesta e 7 tetorit, Noka mbledh drejtuesit politikë në selinë e PD-së
8 Tetor, 13:06
-
Martin Leka: O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
8 Tetor, 13:03
-
Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën për protestën: O kriminel! U lodhëm, boll më! Vetëm mosbindje civile nuk është
8 Tetor, 12:38
-
Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa portretin e Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës (VIDEO)
8 Tetor, 12:33
-
PD përdori fëmijë për 'mosbindjen civile!' Me maska e kapuç i hodhi në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (Video të reja)
8 Tetor, 11:58
-
4 misteret në familjen Berisha pas protestës së 7 tetorit
8 Tetor, 10:52
-
Efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës, 2 prej tyre lënë spitalin, njëri ende duke marr mjekim
8 Tetor, 10:37
-
Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret
8 Tetor, 08:37
-
Protesta e PD, në hetim Noka, Bardhi e Minarolli! Një në pranga, 9 në kërkim! Hetohen edhe 3 protestues, 2 prej tyre të mitur! Babë e bijë u plagosën nga molotovët (AKUZAT)
8 Tetor, 08:14