Mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit është mbyllur me debate mes kryetares së bashkisë Valbona Sako dhe kryetarit të këshillit.
Shkak u bë kritika e fortë që Sako i bëri kryetarit të këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, i cili sipas saj nuk kishte kontribuuar fare, zero për situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 21 shtatorit dhe nuk kishte dijeni për asnjë nga shifrat e dëmeve të shkaktuara.
"Titullar i qytetit tonë jo vetëm që nuk ka marrë pjesë në tërmet por shfaqet shumë i sensibilizuar. Nëse disa prej jush janë përfshirë në tërmetin...Këshilli i qarkut ka pasur një rol zero.
Më vjen mirë që sensibilizohet për tjerët, por sensibilizimi duhet të fillojë nga vetja. Nëse do ta pyesnim për statistika, kryetari i këshillit të qarkut nuk është i përfshirë fare" tha ajo.
Vendimet e këshillit u miratuan mes tensioneve, ndërsa Sako u tërhoqi vëmendjen këshilltarëve pasi ishin paraqitur me vonesë në mbledhje. "Orën që do të lemë është mirë të zbatojmë sepse kam një axhendë të përcaktuar" tha ajo.
Më pas Sako i kërkoi kryetarit të Këshillit Ani Dyrmishi që sekretarja e re Dorina Milja që zëvendësoi Armand Tragajn, të prezantonte veten dhe kontributin që kishte në PS, por Dyrmishi deklaroi të mbyllur mbledhjen duke dalë nga salla.
E keni parasysh kush eshte ai tipi qe bo kryetarin e keshillit bashkiak ?? Nje cop horr! Analfabet, injorant e matrapaz. Mjer Durresi ku ka perfunduar, Zot shpetoje Durresin!
PërgjigjuNe bashkinë e durrësit ka hyrë mediokriteti më të dyja këmbët....kanë hyrë të përzgjedhurit e bandave që kanë kapur durrësin jo qytetarët. Asnjë nuk flet për 4 bandat që kanë mbërthyer durrësin....të cilat nuk i bëjnë luftë njëra tjetrës por po uzurpojne çdo gjë në durrës bashkë. Lul Berisha nga i burgosur për jetë u bë biznesmen i suksesshëm në durrës...ku mund të ndodh kjo përveçse tek në.
PërgjigjuNUK SHPRESOHET QE VALBONA E DAKOS DHE E RILINDJES SE RAMES TE NDIHMOJE POPULLIN E DURRESIT TE DEMTUARNGA TERMETI LLAFE MASHTRIME KJO ESHTE SHPRESA
Përgjigju