Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë

Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë

David Lammy

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Lammy vizitoi të dielën Izraelin dhe territoret palestineze.

Ai tha se lufta e vazhdueshme në Gazë është “e patolerueshme” dhe, në takimet me lidershipin izraelit dhe palestinez, tha se Britania dëshiron t’i ndihmojë përpjekjet diplomatike “për të siguruar një marrëveshje armëpushimi”.

Lammy u takua në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Lufta në Gazë shpërtheu tetorin e kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh për të shkatërruar, siç thotë, Hamasin, i cili kontrollon Gazën.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, në fillim të këtij muaji, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.

Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, thonë se janë të angazhuar vazhdimisht në bisedime.REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Mes thashethemeve për divorc,Jennifer Lopez shëtit krah për krah me vajzën e Affleck

Mes thashethemeve për divorc,Jennifer Lopez shëtit krah për krah me vajzën e Affleck