Kryefamiljari me epilepsi dhe djali me aftësi ndryshe/ Familja në Fier apel për ndihmë: Jemi në gjendje shumë të keqe (VIDEO)

FIER- 4 pjesëtarë të familjes Zyka nga Preshtani i Fierit çdo ditë jetojnë mes varfërisë dhe sëmundjeve.

Të vetmet të ardhura për ta janë 9 mijë lekë që i përfiton djali i madh i familjes i cili është me aftësi ndryshe, ndërsa kryefamiljari pavarësisht se edhe ky i sëmurë me epilepsi nuk trajtohet me kemp, pasi prej kohësh ja kanë ndërprerë atë.

"Jam një familje e varfër. Të ardhura nuk kam. Kërkoj ndihmë nga shteti. Më kanë prerë kempin. Jam në një shtëpi me katër frymë. Më ndihmoni Shtëpinë e kam shumë të çarë. Të ardhura nuk kam. Jetojmë vetëm me 90 mijë lekë të djalit", tha kryefamiljari.

Godina në të cilën ata jetojnë nuk plotëson as kushtet minimale. Me ardhjen e dimrit në këtë shtëpi i ftohti futet nga të gjitha anët, kurse lagështia dhe muret e rëna duken në çdo cep të saj. Ndërsa gjithçka e vendosur në shtëpi është e falur, pasi paratë që ata marrin nuk mjaftojnë për të ngopur barkun jo më për të plotësuar nevoja të tjera imediate.

 "Këto gjëra që kam këtu i kam vetëm të dhëna. Këto kam. Domethënë të dhëna nga njerëzit. Shtëpinë e kam të çarë. Gjendjen e shikoni vetë. Dua ndihmë për rregullimin e shtëpisë", tha ai.

 Të gjunjëzuar përballë kësaj situate, e vetmja shpresë për familjen Zyka janë njerëzit me zemër të mirë, pasi nga instancat shtetërore pavarësisht kërkesave të herë pas hershme të tyre nuk është marrë asnjë masë.

*Për këdo që ka dëshirë t'i vijë në ndihmë familjes Zyka të kontaktojë në numrin 0684679374

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza