Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv feston ditëlindjen, Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv feston ditëlindjen, Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë

Urimi për  kryeinfermieren e Spitalit infektiv, Merita Sefa e cila feston sot ditëlindjen në krye të detyrës duke luftuar në vijën e parë të luftës me pandeminë, nuk ka mundur as nga kryeministri Edi Rama, i cili vlerëson punën e saj të palodhur duke iu përkushtuar të sëmurëve.

Rama shkruan se Merita e ka bërë natën ditë duke sakrifikuar jetën e saj për të sëmurët, dhe për të kjo e kthen atë në një heroinë të mjekësisë.

"Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik. Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Në luftën me COVID-19 edhe në ditën e lindjes/Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë! Manastirliu: Ke shpirtin e sakrificës


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv një hoteli në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv një hoteli në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu