Kryemadhi e paqartë për akuzat e Bashës për viktimat me COVID ! Kundër publikimit të fotove të morgut: S'kanë rrjedhur nga ne

Kryemadhi e paqartë për akuzat e Bashës për viktimat me COVID ! Kundër publikimit të fotove të morgut: S'kanë rrjedhur nga ne

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar një akt të turpshëm dhe mungesë respekti ndaj viktimave publikimi i fotove nga brenda morgut të Tiranës ku shfaqeshin disa trupat e pajetë në tokë. Kryemadhi tha se ato foto nuk kanë rrjedhur nga LSI, ndërsa shtoi se ato foto nuk duhet të ishin publikuar. Kryemadhi është e para përfaqësuese e opozitës që mban këtë qëndrim kundër publikimit të fotove nga morgu i Tiranë.

"Foto nuk kanë rrjedhur nga ne. Unë personalisht jam kundër  publikimit të fotove te morgut. Është mungesë respekti ndaj viktimave. Por kjo ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë", tha Kryemadhi gjatë një interviste në 'Open'.

Megjithatë ajo është shfaqur e paqartë në lidhje me akuzat dhe denoncimet e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me shifrat e viktimave të COVID. Ndërsa Basha thotë se ato po fshihen nga qeveria se janë më të larta në realitet, Kryemadhi shprehet se në fakt numri i viktimave me COVID po shtohen më shumë nga sa janë, pasi ka njerëz që vdesin për shkaqe të tjera dhe i shtojnë si me covid. Megjithatë Kryemadhi tha se kjo çështje i përket prokurorisë ta hetojë.

" Unë dua të merrem me të gjallët dhe jo me të vdekurit, të luftojmë sa më shumë që të shpëtojmë jetë. Por unë mendoj se e shtojnë numrin e te vdekurve. Vdesin nga infeksione dhe i shtojnë si covid", tha Kryemadhi.

Duket se Basha me akuzat e rënda pa fakte e prova nuk bind dot as aleaten e tij në koalicion, ku Kryemadhi shfaqet krejt e painformuar për denoncimet e kryedemokratit.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër