Kritikat dhe gjobat bëjnë Kryemadhin të reflektojë për COVID-in! Shtyn pa afat konventën e LSI-së për shkak të pandemisë

TIRANË- Kritikat e vazhdueshme, gjobat për mos-mbajtjen e maskës, por edhe infektimi me COVID-i në një kohë që deklaronte se nuk ekziston, duket se kanë bërë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi të reflektojë.

Ditën e sotme, ajo ka bërë me dije se konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së është shtyrë për shkak të situatës së pandemisë. Ajo ishte parashikuar që të mbahej më 5 dhjetor, por tashmë është shtyrë pa një afat. Me anë të një video- mesazhi, Kryemadhi ka argumentuar këtë vendim, duke thënë se e gjitha vjen për shkak të mos reagimit nga ana e qeverisë për përballimin e kësaj situate.  

“Në kohën kur do të duhej që e gjithë vëmendja dhe angazhimi shtetëror, kur qeveria dhe institucionet në varësi të saj, të kishin në fokusin e angazhimit dhe veprimtarisë së tyre mbrojtjen e jetës së çdo qytetari shqiptar dhe marrjen e masave lehtësuese në rrethanat e pamundësisë së ushtrimit të aktivitetit në kushte normale; Përballë fakteve e dëshmive të shumta rrënqethëse, kur mosveprimi dhe përpjekja për të bërë fajtor qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur është bërë vijësjellje e qeverisë”, tha Kryemadhi.

Anulimi i Konventës Kombëtare Zgjedhore, Kryemadhi tha se është një shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë.

“Vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën”, shtoi numri 1 i LSI-së.

Kryetarja e LSI-së është një ndër ato figurat politike që nuk mban maskë dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë ku është shfaqur në grumbullime të ndryshme, angazhime politike apo me të rinj duke mos vendosur një të tillë apo duke mos respektuar distancimin social. Ajo është gjobitur 3 herë për thyerjen e masave anti-COVID, ku rasti më i fundit është ajo në festën e ditëlindjes të aktorit Bes Kallaku ku së bashku me Presidentin Ilir Meta u gjobitën në masën 10 mijë lekë. Ndërkohë dy herë më parë, Kryemadhi është gjobitur gjatë takimeve të saj me qytetarët për mosmbajtjen e maskës. Megjithatë teksa nga njëra anë thoshte se nuk beson te COVID, nga ana tjetër në një emision televiziv tha se e kishte kaluar dhe këtë e kishte zbuluar rastësisht.

Deklarata e plotë
Në kushtet e përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës prej pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi covid -19 dhe efektet e mëdha negative të ndikimit të tij jo vetëm në jetën e gjithësecilit prej nesh, por  edhe në të gjithë jetën e vendit;

Në kohën kur do të duhej që e gjithë vëmendja dhe angazhimi shtetëror, kur qeveria dhe institucionet në varësi të saj, të kishin në fokusin e angazhimit dhe veprimtarisë së tyre mbrojtjen e jetës së çdo qytetari shqiptar dhe marrjen e masave lehtësuese në rrethanat e pamundësisë së ushtrimit të aktivitetit në kushte normale; Përballë fakteve e dëshmive të shumta rrënqethëse, kur mosveprimi dhe përpjekja për të bërë fajtor qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur është bërë vijësjellje e qeverisë;

Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020; Duke qenë e bindur në mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj për vendimin që po shpall sot publikisht, dua të theksoj se solidariteti dhe bashkëveprimi, vendosmëria dhe guximi qytetar, humanizmi, dashuria për njeriun dhe respekti për jetën e gjithësecilit, mirënjohja për njerëzit e sakrificës dhe për të gjithë ata që shërbejnë në kushte skandaloze, edhe pse janë në vijën e parë të luftës me të keqen, janë e do të mbeten busulla e orientimit të çdo qëndrimi dhe vendimi të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vendimi për shtyrjen e mbajtjes së Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk e afekton veprimtarinë e përditshme të strukturave tona në të gjitha nivelet e në të gjithë vendin. Trupa e delegatëve përfaqësues nga çdo bashki, si strukturë legjitime e zgjedhur me parimin “një anëtar - një votë” në zgjedhjet e 21 nëntorit, shndërrohet në shtabin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkinë respektive, dhe do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje nën drejtimin e të deleguarve në çdo qark, përmbushjen e detyrave të parashikuara në kalendarin tonë politik dhe elektoral.

Të gjithë ne, por dhe e mbarë bota, po përballemi me një situatë të paprecedentë. Prandaj, Lëvizja Socialiste për integrim, që prej kur u shfaq pandemia e në vijimësi, ka refuzuar të bëjë politikë me pandeminë.  Por ndërkaq, nuk do të lejojmë askënd që pandeminë ta përdorë për politike.
 
Vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën.

Në emër të dashurisë për jetën, unë ju ftoj sot që ta duam më shumë njeri-tjetrin dhe t’i gjendemi në krah në këtë kohë të vështirë çdo njeriu në nevojë. Eshtë koha ta mundim të keqen, është koha të fitojmë mbi të keqen dhe ne të gjithë bashkë do t’ia dalim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avashavash: 03/12/2020 19:48

    O bosja e bosëve, tallen dynjaja por vetëm ju të LSI keni dal më të drejtpërdrejtët dhe më besnikët deri më sot. Cfarë i thoni njerëzve tuaj, e bëni reakitet. Jo si mashtruesat Basha e Rama, që përdorin njerëzit sa marin pushtetin dhe pastaj shndërrohen ne pushta që harrojnë gjithkënd. Njerëzit duhet të shkunden e të kuptojnë që ska politikë idealiste, por vetëm realpolitikë. Njerëzit grupohen ne parti politike për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat e grupimit. Forca LSI, me LSI fitohet.

    Përgjigju
  • tosi: 03/12/2020 17:45

    Sic e shihni leshilikes ne diten e saj me te zeze. Nafija nuk mund me te mbushe pallatin Asllan Rusi as me kusherinjte e 7 te te Sharebajgave te haremit te Jales si dikur kur lideri performonte ne mes te salles duke imituar Fyrherin e Rajhut te trete dhe lristat e haremit te Jales oshetinin duke brohoritur liderin ne ekstaze. Ajo kohe ka vdekur. Nafije fallxhorja , gruaja me gojepiset e planetit dhe me e urryera ne shqiperi me mbeshtetje 0.01% ne diten e saj me te zeze. Me 25 prill populli shqiptar si asnjehere tjeter do ta nxjerre me shqelma nga sistemi politik cizmeparticken e ministrave dhe drejtoreve superhajdute , te gjithe te pandehur qe gadi sa nuk rrezuan shtetin me supervjedhjet ne tendera duke lene rruget rrugeve si ajo Elbasan Tirane apo kodercurrila Durres qe 3 muaj pas inaugurimit te leshelise iku ne det perseri duke shkuar dem 1.5 miliarde leke me te cilat u ndertua vila e maces Sasha nenkryetarja e 17 te e leshelise.

    Përgjigju
  • Bobi: 03/12/2020 17:24

    MoS!! Lajm shume i keq ky. Na iku kismeti i orgjise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!