Kryemadhi pajtohet me ‘tradhtarët’, del në krah me deputeten që e akuzoi si e blerë nga paratë e drogës pasi pranoi mandatin e dorëzuar nga LSI-ja
Monika Kryemadhi dhe Suzana Topi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duket se është trembur pas largimeve masive nga partia e drejtuar prej saj, pasi ka nisur të afrohet me deputetët e ardhur nga listat e LSI në Kuvend, të cilët i akuzoi si tradhtarë dhe të blerë nga paratë e drogës. Gjatë një takimi në Prrenjas, Kryemadhi kishte në krah deputeten e opozitës në Parlament Suzana Topi, e cila doli nga listat e LSI dhe pranoi mandatin e deputetit, veprim për të cilin Kryemadhi e akuzoi si të shitur. Kryetarja e LSI thoshte se ata që pranuan mandatin nuk i njohin si deputet të dalë nga partia e saj, se janë të blerë dhe se nuk kanë integritet.
"Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë. Doja t’i falënderoja të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura, por përveç asaj, qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre, të cilët kontaktojnë kandidatët e LSI-së, mos guxojnë t’ju afrohen sepse të gjithë i mbajnë mend kur keni qenë në pushtet, kur keni patur mundësi jo vetëm që nuk ju keni hapur telefonin, por përkundrazi i keni rrjepur ata, kështu që qëndrojini larg. Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme, mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do ti paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do", ka deklaruar Kryemadhi kohë më parë.
Por çfarë ka ndryshuar? Largimet e njëpasnjëshme nga LSI duket se e kanë trembur Kryemadhin, e cila është “detyruar” të lërë pas krahëve fjalët që ka thënë dhe të pranoj në partinë e saj deputetët që pranuan mandatin dhe që ajo i quante tradhtarë. Në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk do të ketë një pjesë të konsiderueshme të figurave të njohura, të cilët kanë edhe një mbështetje të madhe popullore, përfshirë këtu Lefter Kokën në Durrës apo edhe Nasip Naços në Berat. Nga LSI kanë ikur mbi 40 figura qendrore dhe me peshë në elektorat.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
I sekuestruan vilat tek 'Kodra e Diellit' Kryemadhi me vajzën Borën në Apelin e GJKKO-së, zbulohet arsyeja
11 Dhjetor, 14:36
-
Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin
5 Dhjetor, 11:30
-
A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Kryemadhi: S'merrem më me politikë do bëhem ndihmës avokate! Apelon sekuestron e vilave
2 Dhjetor, 11:58
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
te hetohete dhe lsi dhe largimi tyre nga prokuroria
PërgjigjuOre po me ato qe shkojne nga LSI e PD te PS nuk keni ndonje koment apo si gjithmone gati me urra per partine. Na hapet barkun dhe tu vije turp qe jeni bere paterice e nje partie e qeverie te korruptuar. Rrjedhimisht edhe ju te ashtuquajtur "te pavarur".
PërgjigjuLSI lesh e dhi ne te.
PërgjigjuMona Kokmadhi : ....o i them të gjithë atyre, të cilët kontaktojnë kandidatët e LSI-së, mos guxojnë t’ju afrohen sepse të gjithë i mbajnë mend kur keni qenë në pushtet, kur keni patur mundësi jo vetëm që nuk ju keni hapur telefonin, por përkundrazi i keni rrjepur ata... hahahahahahahahahahaha normal qe e di rrjepjen sepse e ke bere ti dhe Likja bashke me ta!!!!!!!! hahahahahahaha.... kjo s'mbush mire e shkreta, nejse s'permbahet se po ben gjith ato trajtime bukurie ene po ndryshon fytyre. Po e ka then populli nje shprehje: Ujku qimen e nderron po zakonin s'e harron!!!!!!
Përgjigju